Qeveria e Kosovës: Standardet mbeten prioritet | FOKUS | DW | 28.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Qeveria e Kosovës: Standardet mbeten prioritet

Nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë ardhur zëra kritikë ndaj shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Sekretari i OKB-së Kofi Anan, në një raport lidhur me progresin në Kosovë, që i ka dërguar Këshillit të Sigurimit, ka shprehur brengën e tij „për parqitjen e disa pengesave në implementimin e standardeve“ Ai, gjithashtu ka kritikuar edhe komunitetin pakicë të serbëve në Kosovë, që po bojkoton edhe më tej pjesëmarrjen në Institucione. Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës thanë se standardet vazhdojnë të mbesin prioritet i Qeverisë, ndonëse pranojnë se ka pasur një rënie të dinamikës në implementinin e tyre. Ndërkaq, përfaqësuesit serbë të Kosovës, thonë se janë të

default

vetëdijshëm se duhet kthyer në insitucionet e Kosovës, por për këtë duhet të vendosë Beogradi, thonë ata

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, në një raprot për proceset dhe progresin në Kosovë, dërguar Këshillit të Sigurimit ka adresuar disa kritikave ndaj Qeverisë së Kosovës për arsye siç thuhet „të ngecjeve në implementimin e standardeve në Kosovë“, kurse pakicën serbe Anan e ka kritikuar për shkak të bojkotimit të vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës tash më shumë se një vit.

Anan në raportin e tij është shprehur i brengosur siç ka thënë „për shkak se Kosova po lëviz ngadalë drejt arritjes së standardeve ndërkombëtare. Fillimi i bisedimeve për statusin e Ksovës ka bërë që atoritetet e Kosovës të lënë anash implementimin e standardeve“ thuhet në raportin e tij.

Kritikat e Kofi Ananit vijnë në një kohë kur Qeveria e Kosovës përballet me rrethana të vështira për shkak të vakumit që ka lënë vdekja e Presidentit të vendit për çka janë paralizuar të githa përgatitjet e Grupit Negociator për bisedime rreth statusit.

Njeriu përgjegjës për standardet në Qeverinë e Kosovës, Avni Arifi i tha DW se raporti i Kofi Ananit ka 14 faqe dhe deri sa ai të bëhet publik i tëri, Qeveria nuk do ta komentojë, mirëpo Arifi ka pranuar se ka pasur një rënie në dinamikën e e imlementimit:

„Së pari: Këto janë vetëm një apo dy fjali nga vlerësimi politik që Sekretari i Përgjithshëm ka përpiluar për Kosovën. Vlerësimi politik përmbanë 14 faqe dhe për përmbajtjen në tërësi ne do të njoftohemi në ditet e ardhshme. Tek atëherë mudn të flasim për vlerësiemt e Sekretarit të Përgjithshëm. Në këtë moment nuk do të thotë se nuk ka implementim të standardeve. Ka pas një rënie të dianmikës por secili procces i ka ngritjet dhe rëniet. Implementimi i standardeve është dhe mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.“

Anan gjithashtu ka kritikuar edhe përfaqësuesit e komunitetit serbë në Kosovë për shkak të bojkotimit të instucioneve vendore. Kryesuesi i Listës serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i tha DW se për kthimin e serbëve në Institucionet e Kosovës vendos Beogradi. Kthimi pa bekimin e Beogradit do të rrezikonte Listën serbe:

„E dimë se kthimi në Institucionet e Kosovës është i dëshirueshëm, mirëpo për këtë janë të nevojshme disa kushte, të cilat po presim të plotësohen. Për këtë qëllim do të duhej të kishim një përkrahje të hapur nga Beogradi. Nuk guxojmë që ta rrezikojmë Listën serbe duke u kthyer në Insitucionet e Kosovës pa përkrhejn e Qeverisë së Beogradit. Qeveria e Beogradit duhet ta përkrahë këtë punë.“

Lista serbe për Kosovën e drejtuar nga zoti Ivanoviq ka më shumë se një vit që bojkoton Institucionet e përkohshme të Kosovës, e nxitur nga Beogradi. Prandaj, Ana në raportin e tij kushtuar progresit në Kosovë - drejtuar Këshillit të Sigurimit i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar të nxisë serbët të ndërmarrin një hapë të tillë.

  • Data 28.01.2006
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgF
  • Data 28.01.2006
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgF