Qeveria e Gjermanisë synon të dyfishojë kapacitetin e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së riciklueshme | Gjermania | DW | 27.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria e Gjermanisë synon të dyfishojë kapacitetin e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së riciklueshme

Në Gjermani ka rreth 16.500 impiante për prodhimin e energjisë së erës. Këto janë 50 herë më shumë se përpara 10 vjetësh. Sipas të dhënave të ministrisë së mjedisit me ndihmën e forcës së erës mund të mbulohen aktualisht rreth 5% të nevojave të konsumit për energji në Gjermani. Duke pasur një kuotë 44% në energjitë ekologjike deri më sot era është një nga energjitë e rigjenerueshme të shfrytëzuara më me intensitet. Deri në vitin 2020 në bazë të planeve të qeverisë kuota e energjisë ekologjike duhet të dyfishohet për të mbuluar 20% të konsumit të energjisë. Por me çfarë çmimi? Studimi mjaft i diskutueshëm lidhur me këtë çështje u publikua ditën e enjte (24.02.2005) në Berlin.

Danimarkë - Impiante të prodhimit të energjisë së erës në det të hapur

Danimarkë - Impiante të prodhimit të energjisë së erës në det të hapur

Eshtë suprizë që më në fund ekziston një studim i Agjencisë Gjermane të Energjisë, shkurt DENA. Kjo pasi në të kanë bashkëvepruar ndërmarrje dhe organizata, të cilat debatojnë shumë ashpër me njëra-tjetrën: koncernet e energjetikës, firmat e prodhimit të energjisë së erës, studjuesit dhe politikanët. Që të gjithë këta duan të gjejnë, se sa mund të zgjerohet shfrytëzimi i energjisë së erës në Gjermani, sa kushton kjo dhe nëse ka probleme në rrjet. Deri në vitin 2020 në bazë të planeve të qeverisë duhet të dyfishohet në 20% kuota e energjive të buta në prodhimin e energjisë. Në këtë sektor energjia e erës do të mbulojë pjesën më të madhe. Shifrën më të rëndësishme për konsumatorët të Agjencisë Gjermane të Energjisë e shpalli shefi i saj Stefan Kohler: "E gjitha do të kushtojë rreth 16 euro për çdo familje në vit, shumë kjo që do t´u shtohet kostove të energjisë, në mënyrë që me këto të ardhura të zgjerohet prodhimi i energjisë së erës."

Energjie e erës kirjohet vetëm nëse fryn erë, por rrjeti i energjisë ka nevojë për një rjedhë të vazhdueshme të energjetik së prodhuar. Për këtë arësye rrjeti i interkonjuksionit për energjinë e erës pjesërisht duhet të rikonstruktohet. Shpresa të mëdha përkrahësit e energjisë së erës kanë varur tek isntaklimi i impianteve gjigande në det të hapur, në detin e veriut, të ashtuquajturat off shore parks, të cilat do të ndërtohen gjatë viteve të ardhëshme. Por në bregdet deri tani thuajse nuk ekzistojnë centralet energjetike. Stefan Kohler: "Energjia e erës pjesërisht prodhohet në rajone, në të cilat nuk ekzistojnë rrjetet e interkonjuksionit dhe në të cilat nuk duhet të jetojnë patjetër konsumatorët. Ndaj deri në vitin 2015 do të na duhet të përforcojmë rendimetet ekzistuese të ndërlidhjes dhe duhet të ndërtojmë 850 km. të reja."

Por të gjitha këto kushtojnë. Ekspertët kanë shprehur rezerva, se kursimi i energjisë duke izoluar më mirë shtëpitë i shmang me kosto shumë më të ulët emisionet e dioksidit të karbonit se sa energjia e erës. Në këtë përfundim ka arritur edhe studimi i sapo publikuar. Megjithatë shefi i agjencisë DENA vazhdon t´i përmbahet projektit të energjisë së erës. Vetëm nëse e përdorim energjinë e erës në vend mund edhe ta eksportojmë teknologjinë e saj: "Ne megjithatë jemi të mendimit, se duhet t´i bëjmë të dyja. Ne duhet t´i kushtojmë rëndësi masave për efikasitetin e energjisë, por duhet nga ana tjetër duhet të shohim edhe se si t´i zgjerojmë energjitë e riciklueshme, në mënyrë që afatgjatë të jemi të pavrur prej furnizimit me energjinë tradicionale që bart edhe rreziqe."

Publikimi i këtij studimi është shtyrë herë pas here. Arësyeja ka qenë çmimi i energjisë në të ardhmen. Koncernet e energjetikës dhe ministri i ekonomisë Volfgang Klement kërkonin çmime konstante të energjisë gjatë viteve të ardhëshme, gjë që nuk e pranonte deka e energjetikës. Energjia e erës do të ketë çmim më të leverdishsëm sa më shumë që të shtrenjtohet vlera e qymyrit, naftës dhe gazit. Studimi gjeti kompromisin duke haturar tri skenarë për mënyrën e zhvillimit të çmimeve. Si rjedhojë ministrat që u grindën më shumë për këtë çështje ai i ekonomisë Klement dhe ministri i mjedisit Jyrgen Tritin arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Konkluzioni i studimit është, se është i mundshëm integrimi i energjisë së erës në rrjetin gjerman të energjetikës, po ashtu është i realizueshëm edhe zgjerimi i këtij sektori dhe kostot janë të përballueshme. Për këtë arësye studimi konsiderohet si një sukses.

  • Data 27.02.2005
  • Autor Jens Turau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4U
  • Data 27.02.2005
  • Autor Jens Turau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4U