1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria amerikane i ka ulur shpresat që lidhen me Konferencën ndërkombëtare për Lindjen e Afërt

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQ8N

Qeveria amerikane i ka ulur shpresat që lidhen me Konferencën ndërkombëtare për Lindjen e Afërt, e cila do të mbahet javën e ardhshme. Por megjithatë ajo shpreson që Izraeli dhe palestinezët të nxiten për negociata paqeje përmes bisedimeve në shtetin federal amerikan Marilend (Maryland), bëri të ditur ministria e jashtme në Uashington. Në konferencën që do të mbahet më 27 nëntor janë ftuar rreth 40 vende dhe organizata. Nga të ftuarit megjithatë është përjashtuar Lëvizja radikale islamike Hamas, e Rripit të Gazës. Para fillimit të konferencës, kuarteti i paqes për Lindjen e Afërt do të takohet në Uashington.