Qeveri me dietë | Politika | DW | 05.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Qeveri me dietë

Misioni kryesor i qeverisë së re të djathtë në Shqipëri do të jetë shërbimi ndaj qytetareve

default

Sot kryeministri i dekretuar, Sali Berisha dorëzoi tek Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, emrat e 15 anëtareve të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut. Pas marrjes se miratimit nga Këshilli Kombëtar i PD, Berisha pret tashmë verdiktin e Presidentit përpara se lista e ministrave dhe programi per 4 vitet e ardhshme të kalojë per diskutim dhe votim ne Parlament.
Kryeministri Sali Berisha e përshkruan kabinetin e tij me misionin kryesor "për t'u vene në shërbim te qytetareve", ekip që do të luftojë ashpër korrupsionin, dhe do të thellojë reformat për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Jemi të gatshëm për të realizuar të gjitha premtimet që i kemi bërë publikut në fushatën elektorale, është shprehur disa herë gjatë këtyre ditëve, zoti Berisha.

Qeveria e re, e forcave të djathta do të jetë një qeveri me
shpenzime te kufizuara. Të gjithë anëtarët e saj e kanë të ndaluar të kenë biznese private apo aksione në kompani.
Vetë lideri partiak dhe se shpejti ne qeveri, Sali Berisha u shpreh qartë për këtë:" Asnjë nga ministrat nuk lejohet të kenë aksione apo veprimtari të tjera private. Këtë ua kemi premtuar shqiptareve. Jemi në kushtet e sistemit të korrupsionit. Duhet të marrin disa masa shumë të rrepta që të mund të dalim sa më shpejt prej tij. Është e rëndësishme qe të kemi një kabinet shumë cilësor, i ndërtur mbi bazën e parimeve të shpallura. Do të fillojë dieta, e cila do të jetë nje qeveri pa bodyguardë, që njëlloj si parlamentareve do t´i kronometrohen shpenzimet."

Zëvendëskryeministër do të jetë Ilir Rusmajlin. Ministër i Jashtëm është caktuar Besnik Mustafaj, sekretar për marrdhëniet me jashtë në PD, ish ambasador në Franceë në kohën e qeverisjes së parë të PD, 1992-1997. Ministër i Integrimit është deputetja nga Shkodra, Arenca Troshani, e vetmja grua ne qeverine e re. Sokol Olldashi do të jetë në krye të Ministërisë së Brendshme, dikaster i cili forcohet shume me bashkimin e tij me Ministrine e Pushtetit Lokal dhe Drejtorine e Administrates Publike. Vetë Berisha e komentoi kete ministri duke e quajtur ne perputhje me modelin europian.
Aldo Bumçi merr portofolin e Ministrisë së Drejtësisë.
I vetmi portofol i rëndësishëm që u jepet aleateve është ai i mbrojtjes në krye të të cilit vjen Fatmir Mediu, kryetari i republikanëve, aleatëve më të fuqishëm të demokratëve ne fitoren e 3 Korrikut.

  • Data 05.09.2005
  • Autor Deutsche Welle/Shqip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtY
  • Data 05.09.2005
  • Autor Deutsche Welle/Shqip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtY