Qeveri e destabilizuar në Izrael | Politika | DW | 07.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Qeveri e destabilizuar në Izrael

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer përfundon vizitën e tij në Izrael. Në Jeruzalem ministri i jashtëm gjerman takoi një qeveri, e cila funksionon me vështirësi

Frank Valter Shtajnmajer

Frank Valter Shtajnmajer

Qeveria izraelite nuk është më stabël. Kryeministri Ehud Olmert konfrontohet nga të tëra anët me kerkesa për të dhënë dorëheqjen, por megjithatë ai dëshëron të qëndrojë në post. Ai është i dobësuar si në politikën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme. Një situatë e vështirë kjo për politikanët e huaj si ministrin e jashtëm gjerman, Shtajnmajer ( Frank-Walter Steinmeier), i cili e përfundoi këtë të hënë vizitën e tij në Izrael.

Shtajnmajer do ta çojë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme, por nuk gjeti shumë mbështetje. Në Jerusalem ministri i jashtëm gjerman takoi një qeveri, e cila mezi funksionon. Kryeministri Ehud Olmert është dobesuar shumë pas paraqitjes së raportit të Vinogradit për luftën në Liban. Ai konfrontohet me kërkesa per dorëheqje nga opozita dhe nga popullsia.

Edhe ministrja e jashtme Tsippi Livni kritikohet, sepse ajo ka kërkuar, që Olmerti të hapë dorëheqjen, por vetë qëndron në pushtet. Në një bisede sqaruese ndërmjet saj dhe kryeministrit u ra dakord dje, që megjithë krizën të vazhdohet të punohet së bashku. Shtajnmajer i dha zemër homologes së tij, që të vazhdojë përpjekjet diplomatike për kompromis.

"Unë e di që Izraeli ditët e fundit nuk ka patur situatë të lehtë në politikën e brendshme. Por ne te dy e dimë gjithashtu, se gjendja e procesit të paqes në Lindjen e Mesme në fakt nuk lejon ndërprerje. Nuk ekziston alternative tjetër përveç përpjekjeve për afrim. Unë e shoh detyrën e BE-së edhe në mbështetjen sa më të madhe të kësaj detyre."

Livni beri të ditur, se ka mbetur në post, për të çuar përpara procesin e bisedimeve me palestinezet dhe me shtetet arabe. Iniciativa arabe është një shenjë pozitive. Por Izraeli nuk mund ta pranojë atë pa disa ndryshime. Livni bëri të ditur, se të enjten e ardhshme do të shkojë në Kairo, për t´u takuar atje me homologët e saj egjiptianë dhe jordanezë.

Lidhur me situatën aktuale në Rripin e Gazës Livni tha, se konkluzionet e raportit të Vinogradit duhen zbatuar edhe në një intervenim të mundshëm ushtarak në Rripin e Gazës. Kjo do të thotë se duhen permiresuar proceset vendimmarrëse. Sot në mëngjez në qytetin e vogel Sderot direkt në kufirin me Rripin e Gazës ra një rakete e vogël Kasam në afersi të një kopshti fëmijesh. Edhe në fundjavën e kaluar u hodhen disa raketa, të cilat shkaktuan dëme në Sderot. Ministri i mbrojtjes Amir Perez i paralajmëroi palestinezët, se Izraeli do të reagojë nëse sulmet vazhdojnë.

"Askush nuk duhet të ketë iluzione, as në këtë dhe as në atë organizatë terroriste. E vërtetë është se ne duam qetesi dhe fillimin e proceseve, që përmbajnë bisedimet. Në të njëjtën kohë detyra jone, për të mbrojtur qytetaret e Izraelit nuk vihet në diskutim. Prioritetet tona nuk do të ndryshojnë. Mbrojtja e qytetareve të Izraelit është e para, që kemi parasysh dhe ne do të zgjedhim momentin e duhur dhe ashpersinë e nevojshme për të ndërmarrë iniciativa kunder organizatave, që përpiqen të pengojnë jetën e qytetarëve të tjerë."

Shtajnmajer qëndroi në Betlehem të premten e kaluar, duke u kthyer nga Sharm El Sheich i Egjiptit. Të shtunën ai zhvillloi bisedime me ministrin palestinez të financave, Salam Fayad, me ministrin e jashtëm, Ziad Abu Amr dhe me presidentin e territoreve autonome, Mahmoud Abbas. Ishte hera e parë, që një anëtar i qeverisë gjermane takohet me anëtarë të qeverisë së përbashket palestineze. Megjithatë Shtajnmajer nuk bisedoi me politikanë të Hamasit .

  • Data 07.05.2007
  • Autor Betina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmI
  • Data 07.05.2007
  • Autor Betina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmI