Qetësia në Gjermani mund të jetë e rreme | Gjermania | DW | 13.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qetësia në Gjermani mund të jetë e rreme

Shërbimi sekret britanik paralajmëroi të premten më 10 nëntor për rrezikun e një sërë sulmesh terroriste. Edhe në Gjermani Prokurorja e përgjithshme dhe Kancelarja ju bënë këtë fundjavë thirrje qytetarëve për më shumë vigjilencë

Polici vëzhgon udhëtarët, Aeroporti i Mynihut

Polici vëzhgon udhëtarët, Aeroporti i Mynihut

Kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje për të qenë më të kujdesshëm. Në mesazhin e përjavshëm drejtuar qytetarëve përmes internetit kancelarja deklaroi: "Ne kemi nevojë për qytetare dhe qytetarë vigjilentë dhe ne kemi nevojë për mjetet e duhura për të luftuar kriminalitetin."

Nuk ka garanci të plotë sigurie

Nuk mjaftojnë më vetëm ligjet e reja, por duhet që të ndërhyhet me mjetet përkatëse: "Për mua këto mjete janë përshembull vëzhgimi me kamera i shesheve. Por vetëm kaq nuk mjafton për t´i bërë ballë rrezikut. Ne kemi të bëjmë me kërcënime krejt të reja, siç është terrorizmi ndërkombëtar."

Askush nuk mund të garantojë siguri njëqind për qind, por qeveria gjermane bën ç´është e mundur për të garantuar një shkallë të lartë sigurie. Eshtë një sukses i madh, që federata dhe landet kanë rënë dakord për një bankë të përbashkët të të dhënave për luftën kundër terrorit, deklaroi Merkel. Mbi këtë bazë mund të vihen në dispozicion informacione, që janë të nevojshme për përndjekjen e terroristëve ndërkombëtarë. Gjithashtu federata gjatë tri viteve të ardhëshme do të japë 120 milionë euro shtesë për të bërë të mundur zbulimin në kohën e duhur të sulmeve me lëndë shpërthyese.

Para shtesë për sigurinë

Edhe në kuadër të presidencës gjermane në BE gjashtëmujorin e parë të vitit 2007 tema e sigurisë së brendëshme do të jetë në krye të rendit të ditës: "Ne e dimë, se asnjë vend nuk mund t´u garantojë më sot qytetarëve më shumë siguri. Për këtë ne duhet të punojmë së bashku. Kësisoj përshembull ne do të forocojmë institucionin e EUROPOL-it."

Edhe Prokurorja e përgjithshme Monika Harms u bëri thirrje qytetarëve gjermanë për më shumë vigjilencë ndaj rrezikut të terrorizmit. Gjermanët kujtojnë se janë në një pozicion më të sigurt se njerëzit në ShBA apo në Britaninë e Madhe, thotë Harms për gazetën "Bild am Sonntag". Rreziku ka të bëjë me faktin, se shoqëria ndoshta nuk është sa duhet vigjilente, theksoi Prokurorja e përgjithshme. Sipas Prokurores së përgjithshme Harm,s askush nuk duhet të harrojë se sulmet e tentuara me valixhet bombë në Gjermani dështuan vetëm për shkak të një gabimi të vogël.

Më shumë vigjilencë

Rëndësi të veçantë në luftën kundër terrorizmit ka mbikqyrja e internetit, vëren Prokurorja e përgjithshme Harms duke shtuar, se "Ekstremistët islamistë shkëmbejnë shumë informacione në gjuhë të ndryshme përmes internetit. Ne duhet të jemi të përgatitur që t´i bëjmë ballë këtij rreziku." Për këtë nevojiten pajisjet e nevojshme në personel dhe në materiale edhe për prokurorinë.

Një rrezik akut prej sulmeve të terroristëve islamistë në Gjermani sheh edhe kryetari i sindikatës së policisë gjermane, Konrad Freiberg. Siç shprehet ai për gazetën "Hamburger Abendblatt" të së djelës ekziston një rrezik dhe "nervoziteti ynë është në rritje, sepse gjatë hetimeve intensive gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë, se në Gjermani jetojnë islamistë, që janë të gatshëm për atentate." Sipas kryetarit të sindikatës së policisë, Konrad Freiberg, çdo ditë mund të llogaritet me rrezikun e ndonjë sulmi.

  • Data 13.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqym
  • Data 13.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqym