Qëndrimi i SHBA ndaj së vërtetës është indinjues - Tone të reja të Ramsfelldit dhe Bremerit lidhur me Irakun | Bota | DW | 06.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qëndrimi i SHBA ndaj së vërtetës është indinjues - Tone të reja të Ramsfelldit dhe Bremerit lidhur me Irakun

Ministri i mbrojtjes Donald Ramsfelld të hënën pranoi, se nuk ka pasur dëshmi të qarta për lidhjet mes Al Kaidës dhe regjimit të Sadam Huseinit. Ndërsa ish-administratori civil i SHBA per Irakun, Paul Bremer pranoi, se që në fillim u dërguan shumë pak ushtarë për stabilizimin e Irakut. Por vetëkritika është shumë e vonuar.

Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush

Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush

A i kujtohet ndokujt Skot Riter? Ky është ish-inspektori i OKB-së për armatimet, që para luftës në Irak, kritikoi qeverinë e Bushit, se po futet në luftë kundër Sadam Huesinit mbi bazën e informacioneve të gabuara. Skot Riterit iu desh që për këtë të dëgjojë të gjitha kritikat e mundshme. Antipatriot është madje fjala më miqësore e përdorur për të fyer amerikanin. Në javët e muajt përpara luftës nuk ishte e pazakontë që të thuheshin të vërteta të pakëndshme. Skot Riter kishte dyshime që tubat e aluminit të gjetura në Irak mund të ishin të përshtatshme për programin bërthamor të Sadam Huseinit, sic pretendonte qeveria e Bushit. Ndërsa tani "Neë York Times" ka hulmutuar, se edhe në qarqet qeveritare dhe në ato të shërbimeve sekrete kanë qenë të njohura këto dyshime.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq: po dëgjohen tani papritur tone të reja prej atyre që janë përgjegjës për këtë luftë. Ministri i mbrojtjes Donald Ramsfelld thotë, se nuk ka parë prova të forta për lidhjet mes regjimit të Sadam Huseinit dhe terroristëve të Al Kaidës. Këto ishin fjalët e tij, që më vonë ai i intepretoi. Ai pretendon se e kanë keqkutpuar, dhe këtë e thotë pikërisht njeriu, të cilit ia kanë frikën për gjuhën e tij të mprehtë dhe që rrallëherë ngatërron fjalët. Një gjë e tillë është e ulët. Donald Ramsfelld ka thënë, atë që ka thënë. E Këtu s´ka asgjë për të intepretuar, e as për të keqkuptuar. Askush nuk i kundërshton kontaktet mes regjimit irakian dhe njerëzve të Al Kaidës. Por nuk ka pasur bashkëpunim të organizuar, sic pretendonte qeveria e Bushit. Në këtë konstatim arriti edhe komisioni hetimor për sulmet e 11 shtatorit 2001.

Fakti që njëri prej argumentave vendimtare për luftën po diskretitohet tani edhe prej vetë ministrit të mbrojtjes, është po aq domethënës sa edhe deklarata e papritur e ish-administratorit të Irakut Paul Bremer: ky i fundit u kujtua tani të thotë, se SHBA asnjehërë nuk dërguan trupa të mjaftueshme për të ndaluar p.sh. plackitjet në Irak. Si rjedhojë në Irak u krijua "atmosfera e anarshisë". Por edhe Bremer ashtu si ish-shefi i tij Ramfelld tërhiqet, duke pohuar, se e konsideron të përshtatshëm kontigjentin e tanishëm. Një përgënjeshtrim që nuk mund të jetë vërtetë përgënjeshtrim. Ushtria amerikane që përpara luftës është ankuar për kontigjentin e pamjaftueshëm, madje për këtë ajo edhe është ndëshkuar.

Eshtë indinjuese mënyra se si e trajton kjo qeveri të vërtetën. Sepse Bushi dhe njerëzit e tij pretendojnë, që vetëm mënyra se si i shohin ata gjërat i përgjigjet së vërtetës, duke injoruar të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Ashtu si përpara luftës që kushdo që shfaqte dyshime damkosej ai antipatriot, edhe tani kritikët akuzohen se po ua punojnë trupave pas shpine. Por cështja është: mos vallë është më keq të dërgosh ushtarët amerikanë në luftë duke u servirur fakte të gabuara, apo ta kritikosh këtë? Kësaj pyetjeje do t´i japin përgjigje zgjedhësit në SHBA më 2 nëntor.

  • Data 06.10.2004
  • Autor Martin Vagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS8
  • Data 06.10.2004
  • Autor Martin Vagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS8
Reklamë