Qëndrimi i qeverisë gjermane për projektrezolutën e Libanit | Politika | DW | 07.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Qëndrimi i qeverisë gjermane për projektrezolutën e Libanit

Ditën e nesërme diplomatët e OKB-së shpresojnë për një miratim të rezolutës, e cila nga kritikët shihet si një kompromis jo aq i përshtatshëm. Çfarë qëndrimi mban qeveria gjermane në zhvillimet e fundit në konfliktin e Lindjes së Mesme

Pamje nga Beiruti

Pamje nga Beiruti


Qeveria gjermane përshëndet projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i qeverisë Tomas Shteg në Berlin u shpreh: "E veçanta për qeverinë gjermane është që kjo projektrezolutë, në plan afatgjatë dhe afatmesëm, ofron shanse për përfundimin e plotë të konfliktit. Pikërisht për këtë duam që të angazhohemi ne në mënyrë ofensive."

Mbi tekstin e rezolutës, kancelarja gjermane, Angela Merkel bisedoi ditën e sotme në telefon me shefin e qeverisë libaneze, Fuad Siniora.
Zëdhënësi Tomas Shteg informoi: "Të dy ishin të njëjtit mendim, se tanimë bëhet fjalë që kjo rezolutë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur në Këshillin e Sigurimit, për këtë duhet të gjendet një përkrahje sa më e madhe në mes të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit."

Tani dihet që Libani nuk është i kënaqur me projektrezolutën e tanishme, dhe se kërkon përmirësime në tekstin e saj bëri të ditur Shteg. Megjithatë qeveria gjermane pranon që në projektrezolutë bëhet fjalë për njohjen e një Libani sovran, me pushtet qendror të fortë, si u shpreh edhe zëdhënësi i Ministrisë së jashtme në Berlin:

"Bindja e plotë e qeverisë gjermane është që një Liban i fortë është vendi i duhur për këtë rajon. Për këtë arsye ne do të angazhohemi që Libani të dalë i fortë nga ky proces."

Këtë synon të arrijë edhe ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajmajer në udhëtimin e tij të afërt në Lindjen e Mesme. Detaje të hollësishme lidhur me udhëtimin, veçse nuk u bënë të njohura.


  • Data 07.08.2006
  • Autor Nina Werkhaüser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqot
  • Data 07.08.2006
  • Autor Nina Werkhaüser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqot