Qëndrime të ndryshme ndaj mocionit të mosbesimit për Topallin | Ballkani | DW | 24.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qëndrime të ndryshme ndaj mocionit të mosbesimit për Topallin

Sipas opozitës kryetarja e parlamentit shqiptar, z. Jozefina Topalli ka krijuar një krizë institucionale me deklaratat e forta të bëra së fundi kundër Presidentit të Republikës

Parlamenti

Parlamenti

Deputetët e opozitës nga radhët e Partisë Socialdemokrate dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë tashmë të gatshëm mocionin e mosbesimit për kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli. Socialistët nuk janë nismëtarë në këtë rast thjesht për arësye proceduriale. Ata e kanë konsumuar një të drejtë të tillë nga mocioni që kërkuan para disa muajsh, pë për zonjën Topalli dhe që rezultoi i pasuksesshëm.

Gjithsesi socialistët do ta mbështesin pa rezerva mocionin me shpresën se mos marrin dhe vota nga e qendra ose djathtas, për ta shkarkuar kryetaren e parlamentit. Arsyet e opozitës për një lëvizje të tillë kanë të bëjnë në radhë të parë me atë që ata e konsiderojnë si „shkelje e përsëritur e rregullores së parlamentit“ apo për „tensionim pa shkak të seancave“. Një element kryesor sipas opozitës është dhe „fakti se kryetarja ka krijuar një krizë institucionale me deklaratat e forta të bëra së fundi kundër Presidentit të Republikës“.

Mazhoranca po shprehet kategorikisht kundër këtij mocioni të opozitës, duke e përshkruar atë si antiligjore. Madje dhe vetë zonja Topalli është në këtë linjë kur thotë se „ në bazë të ligjit nuk mund të ketë mocion ndaj meje, sepse mocioni bëhet kundër qeverisë, ndërsa për Presidentin e Republikës, kryetaren e parlamentit apo drejtues të tjerë të institucioneve të pavarura kushtetuese ka vetëm fillim të procedurave për shkarkim, in-picment, që është krejt ndryshe nga mocioni i mosbesimit“.

Për njërin nga nismëtarët për mocion mosbesimi, kryetarin e Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, kërkesa „është e ligjshme, perderisa ajo është e nënshkruar nga 28 deputetë“. Kurse kryetari i grupit parlamentar të PS, Pandeli Majko është shprehur se opozita do ta paraqesë në parlament këtë kërkesë në përputhje me të drejtën që i jep ligji dhe rregullorja e parlamentit.

Ky argument pritet që ta mbajë të acaruar klimën në parlament. Ndërkohë që mazhoranca ka paralajmëruar injorimin e mocionit të mosbesimit ndaj Topallit, opozita thotë se ajo do të bojkotojë punimet e parlamenntit deri sa të merret në konsideratë kërkesa e saj.

  • Data 24.10.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbj
  • Data 24.10.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbj
Reklamë