Qëndra për të dëbuarit do të ndërtohet se shpejti | Politika | DW | 30.10.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Qëndra për të dëbuarit do të ndërtohet se shpejti

Me një të ashtuquajtur shpallja e Danzig presidenti gjerman Rau dhe homologu i tij polak Këasnievski morrën iniciativën me qëndrën e tyre për të debuarit. Me këtë ata u kujtuan për miliona njerëz që vuajtën, u persekutuan dhe morrën arratinë gjatë kohës së nazistëve.

"Duke pasur parasysh këtë të kalaur kaq të hidhur duhet të pqrpiqemi që të bashkohemi për një të ardhme më të mirë. Cdo komb ka të drejtë të të vajtojë për të ata që ka humbur por është përgjegjësia jonë që të mos i hedhim fajin njëri-tjetrit për të kaluarën dhe t´a dobësojmë kështu Evropën" - tha Rau.

Gjatë dokumentimit të procesit të dëbimit të njerëzve nga tokat e tyre në shekullin e 20-të duhet pasur parasysh që të bashkpunojmë dhe ta falim njëri-tjetrin, shpjeguan të dy presidentët. Procesi i dëbimit gjatë shekullit 20-të duhet dokumentuar sërisht.

"Ne bëjmë thirrje që të gjithë ta mbështesin dialogun evropian që po zhvillojmë për këtë cështje, që ka të bëjë me të ardhmen tonë dhe presim që të gjithë politikanët dhe personalitetet e larta të na mbështesin" u shpreh Rau.

Gjermanët nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga polakët, tha Rau. Kërkesat private janë cështje për gjyqe dhe jo të poliiktes bilaterale.

Rau dhe Kwasnievski u takuan në Danzig për të vlerësuar miqësinë e qyteteve Bremen/ Danzig me cmimin Erich-Bross. Rau u shpreh se një miqësi e tillë është shembulli më i mirë për një partneritet gjerman-polak. Por Rau nuk mendon se Danzig do të jetë qyteti ku do të ndërtohet qëndra për të dëbuarit.

Nuk ka rëndësi në cilin qytet, tha Rau. rëndësi ka që miqësia mes gjermanëve dhe polakëcve të funkcionojë.


  • Data 30.10.2003
  • Autor Bernd Musch-Burowska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwD
  • Data 30.10.2003
  • Autor Bernd Musch-Burowska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwD