1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PYETESORI: Kapiteni Fritz Stuntz nga Virneburg

27 Prill 2010
https://p.dw.com/p/N7Ye
Fotografi: DW

Emri:

Stuntz Friedrich (Fritz)

Mosha:

68

Vendlindja:

Rotterdam

Gjendja civile:

I martuar, një fëmijë

Profesioni: Kapiten anijeje

Shkollimi / Kualifikimi: Shkolla e mesme profesionale

Si e nis ditën ? Me bollgur

Çfarë më duket mua tipike gjermane? Çfarë bën njëri, bën edhe tjetri


Çfarë është tipike për mua personalisht? Familja


Ana ime më pozitive është: Rezistenca

Dobësia ime më e madhe: /

Çfarë kam dëshirë të bëj në kohën e lirë? Puna në kopsht dhe me pellgun e peshqve

Cila është gjella ime e preferuar? Tortë me gjalpë


A mund të na e thoni recetën? Unë nuk gatuaj vetë, këtë e bën ime shoqe

Çfarë muzike dëgjoj? Muzikë të lehtë


Përse do të doja të kisha më shumë kohë? Për vizita tek miqtë

Kur mendoj për të ardhmen atëherë…? Mendoj për borxhet e shtetit

Motoja e jetës sime është? Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë