Putini zihet ngushtë | Evropa | DW | 28.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Putini zihet ngushtë

Në Moskë fillon procesi gjyqësor kundër miliarderit të naftës

Mihail Hodorkovski

Mihail Hodorkovski

Vendimi për fatin e koncernit rus të naftës Youkos dhe para së gjithash për aksionerët e saj kryesorë që gjenden në paraburgim Mihail Hodorkovski dhe Platon Lebedev po afrohet. Këtë javë gjykata e Moskës e dënoi firmën Youkos të paguante detyrime të prapambetura fiskale me një vlerë prej pothuajse tre miliardë eurosh. Në këtë mënyr autoritetet po e çojnë në prag të shkatërrimit firmën me të cilën ekonomia ruse krenohej në kuadër të globalizimit.

Që prej fillimit të aferës Yuokos verën e kaluar presidenti Vladimir Putin e mohon në fakt të ketë ndikuar mbi ecurinë e hetimeve dhe të ngritjes së padisë. Ai siguron rregullisht që kjo është detyrë e prokurorisë së përgjithshme; por përballë kushteve mbizotëruese në Rusi është e vështirë të besohet që prokuroria e përgjithshme të ngrejë me kokë të vetë padi kundër sipërmarrësit të madh rus, pa marrë paraprakisht miratimin në parim nga ana e presidentit.

Për këtë arsye, pavarësisht nga përfundimi i procesit dhe çështja e fajësisë së vërtetë, çdo vendim kundër firmës Yuokos, Hodorkovskit dhe dorës së tij të djathtë Lebedevit do të mbajë në sytë e opinionit rus dhe të atij ndërkombëtar damkën e një vendimi që ka bekimin e Putinit. Dhe kështu presidenti që sapo nisi periudhën e tij të dytë legjislative gjendet në një gjendje mjaft të palakmueshme.

Shpallja e Hodorkovskit i pafajshëm ose edhe një gjobë e vogël për multimiliarderin do të dukej në sytë e shumë rusëve si një përulje e Putinit përpara oligarkut të papëlqyer. Në këtë mënyrë pazareve të privatizimit të viteve nëntëdhjetë, të diskutueshme për popullsinë, dhe para së gjithash sipërmarrësive të mëdhenj të pasuruar brenda një kohe shumë të shkurër do t'iu jepej absolucioni. Dhe afera Youkos do të zbulohej krejtësisht si një finte politike përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale për të mobilizuar zgjedhësit, pra me pasoja për popullaritetin e Putinit.

Megjthatë një vendim i rëndë si për shembull dënimi i Hodorkovskit dhe i Lebedevit me shumë vjet heqje lirie ose shtetëzimi i firmës Youkos si dënim për mashtrimin fiskal po ashtu do t'ia prishnin Putinit mandatin e dytë. Akuza për ndjekje të një politike autoritariste do të bëhej më e dëgjueshme, megjithë pretendimet e tij të kundërta. Prej pasigurisë ligjore që do të ngjallte një vendim i tillë investuesit ndërkombëtarë mund të stepeshin përpara një angazhimi më të madh në Rusi.

Madje edhe më keq: edhe sipërmarrësit e shumtë rusë, të cilët i kanë vënë pasuritë e tyre në mënyrë të ngjashme me Hodorkovskin nuk do të ndjeheshin më të sigurt. Atëherë largimi i kapitalit nga Rusia do të rritej përsëri. Nën kushte të tilla Putini vështirë se do ta arrijë dyfishimin e produktit të brendshëm bruto të Rusisë në dhjetë vitet e ardhshme.

Pa dyshim Hodorkovski dhe Lebedev në bankën e të akuzuarve janë në një gjendje më të pafavorshme, por edhe Putini është në një gjendje të vështirë, nga e cila nuk do të dalë i padëmtuar keq.

  • Data 28.05.2004
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHC
  • Data 28.05.2004
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHC