Putin diskuton për dramën e Beslanit dhe politikën e tij | Bota | DW | 07.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putin diskuton për dramën e Beslanit dhe politikën e tij

Nëse parlamenti rus dëshrion hetimin publik të ngjarjeve në Beslan, unë e mbështes këtë dhe nuk kam asgjë kundër. Kështu u shpreh presidenti i Rusisë Vladimir Putin të hënën në mbrëmje në një takim të organizuar prej tij me rreth 35 ekspertë të huaj dhe gazetarë në vilën presidenciale në Moskë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Putin nuk dëshironte të përjetonte ndonjë spektakël politik, sic ndodh rëndom në SHBA, ku p.sh. komisioni hetimor për ngjarjet e 11 shtatorit i vlerësoi këto ngjarje nën perspektivën e fushatës elektorale. Një gjë e tillë nuk është produktive në Rusi. Megjithatë lidhur me ngjarjet në Beslan do të ketë hetime jo vetëm publike, por edhe të brendëshme, sepse vetë Putin ëhstë i interesuar të dijë, se cfarë nuk ka qenë në rregull. "Dua të di" është shprehur Putin herë pas here.

Meqënëse nuk ish ftuar asnjë gazetar gjerman, ne mundëm të flasim vetëm me pjesëmarrësit, thotë Aleksandër Rahr, ekspert i Rusisë pranë "Shoqatës gjermane për Politikën e Jashtme" në intervistë për televizionin ARD. Sipas zotit Rahr, Putin dukej mjaft i tensionuar, por njëkohësisht ai të linte përshtypjen se ishte shumë i përqëndruar dhe jepte përgjigje të detajuara ndaj të gjitha pyetjeve gjatë bisedës që zgjati gati katër orë. Ndonëjherë ndjehej edhe ndonjë shenjë nervoziteti, por ai ishte i prerë. Xhonatan Steele, reporter i gazetës britanike "The Guardian", vëren, se gjatë bisedës Putin edhe pyetjeve me disa pjesë dhe mjaft të gjata i përgjigjej pa mbajtur asnjë shënim dhe duke mos lënë asnjë aspekt pa përgjigje e duke mos u shmangur. Putin kritikoi mënyrën e raportimit të medieve perëndimore, që bënin fjalë vazhdimisht për rebelë dhe jo për terroristë. Askush "nuk ka të drejtë morale të kërkojë të bisedohet me vrasësit e fëmijëve", është ky citat i Putinit. Vëzhguesit e përshkruajnë Putinin si serioz, por gjithnjë të qetë, ndonjëherë madje edhe disi të buzëqeshur. Ai iu përmbajt me konseguencë tezës, se autorët kanë qenë arabë, nuk është gjetur asnjë çeçen në radhët e terroristëve. Aleksandër Rahr kujton, se janë gjetur dokumenta dhe shuma të mëdha dollarësh kesh. Ka mundësi që disa çeçenë të jenë pajisur ndëkrohë me pasaporta jordaneze.

Një pengesë e madhe gjatë aksionit të ndërhyrjes ka qenë fakti, se burra të armatosur nga Osetia veriore, sic duket prindër dhe të afërm të pengjeve, kishin tentuar vetë të ndërhynin për clirimin e tyre. Por edhe kjo ka ndodhur në provincë, shpejgoi Putin duke u shfajësuar. Ndaj deri më tani vazhdon të ketë konfuzion për verifikimin përfundimtar të viktimave dhe të numrit të pengjeve. Sipas Putinit pala ruse do të bisedojë, por jo me udhëheqësit e rebelëve Basajev dhe Mashadov. Në të shkuarën janë bërë përpjekje për të biseduar me ta, por tani kjo nuk është e mundur. Ish-presidenti çeçen nuk ka më asgjë nën kontroll. Putin shtoi, se askush nuk dëshiron të bisedojë seriozisht me Osama bin Ladenin, as në Bruksel dhe as në Uashington në shtëpinë e bardhë askush nuk e fton atë për ta pyetur, se c´duan terroristët. Citat: "A mund ta imagjinoni se c´mund të ndodhë, nëse njerëzit nga ndonjë skaj i planetit marrin pushtetin dhe qëllojnë fëmijët pas shpine?" Këtë pyetje drejtoi Putin, vë në dukje Xhonatan Steele. Këta sipas tij nuk janë luftëtarë të lirisë.

Putin pranoi, se ka pasur shkelje të të drejtavetë njeriut nga ushtarët rusë në Çeçeni, por për këto nuk ka pasur urdhër nga lart si në burgun irakian të Abu Graibit. Ajo që e indinjon presidentin rus është sipas tij fakti që Perëndimi ka vetëm fjalë lidhur me Çecçninë dhe nuk ndihmon aspak. Ai shpesh herë i ka kërkuar ndihmë korenkete BE-së, por nuk deri tani nuk ka ardhur asgjë. Putin indinjohet gjithashtu për faktin që shpesh herë çeçenëve të rezistencës u garantohet azilim në botën perëndimore. Putin hedh poshtë idenë e angazhimit të ndonjë trupe të NATO-s ose ndërkombëtarizimin e çështjes së Çeçenisë, por ai dëshiron vëzhgues të organizatave ndërkombëtare që të shoqërojnë procesin e dorëzimit të pushtetit nga pëgjegjësit rusë tek ata çeçenë. Trupat ruse do të qëndrojnë atje në disa zona të kufizuara, në mënyrë të ngjashme si edhe garnizonet ushtarake amerikane në Teksas apo Kaliforni.

  • Data 07.09.2004
  • Autor Horst Kleuzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSO
  • Data 07.09.2004
  • Autor Horst Kleuzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSO
Reklamë