Puntorët (i)legalë polakë në Gjermani | FOKUS | DW | 10.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Puntorët (i)legalë polakë në Gjermani

Prej zgjërimit të BE në maj të vitit të kaluar, banorëve të vendeve të reja anëtare u mundësohet që të ofrojnë shërbimet e tyre edhe në Gjermani. Kjo vlenë për puntorët e pavarur privat, ndërkohë që për sipërmarrjet kjo do të jetë e mundur brenda disa vjetësh. Mirëpo subjektet afariste nga vendet lindore po bëjnë përpjekje që t'i anashkalojnë këto rregulla.

default

Shoqata e zejtarëve të pavarur në Frankfurt mbi Odër nuk ishte e befasuar kur brenda vetëm disa ditësh, 28 puntorë polakë për prodhimin e pllakave i paraqitën firmat e tyre private dhe u vendosën në këtë rajon. 49 të tjerë kanë paraqitur vetëm dokumentacionin me shkrim. Ata duan të ushtrojnë punët e tyre në Gjermani. Gerd Klemens është përgjegjës për kontrollin e puntorëve privatë: "Ndërkohë ne kemi pasur 125 paraqitje të reja nga sipërmarrjet dhe puntorët privatë polakë, të cilët në vendin e tyre ishin të papunë, ndërsa në Gjermani duan të ushtrojnë punë private. Sipas rregullave më të reja kjo është e mundur", thotë ai.
I ngarkuari i Shoqatës për prodhimin e pllakave duket nevrik. Ai refuzon cdo intervistë, me sugjerimin se duhet të shkojmë tek kancelari Shrëder ose ministri Klemnt, sepse Qeveria gjermane është ajo e cila i ka mundësuar këto rregulla.
Mllefi është edhe më i madh kur dihet se 77 sipërmarrje private polake të pllakave, të cilat janë paraqitur në Frankfurt, kanë vendosur që selia e tyre të jetë në Biesentah të Brandenburgut. Në të njëjtin vend. Prej atje ata vendosin kontrata me të gjitha rajonet e Gjermanisë. Autoritetet gjermane dyshojnë se me këto vendime polakët duan t'i anashkalojnë ligjet e BE, të cilat ndalojnë ushtrimin e punëve private brenda shtatë vjetësh, prej anëtarësimit të këtij vendi. Jörgen Fröse i shoqatës së zdrukthtarëve këtë cështje e shikon me më pak brengosje. Por edhe ai paralajmëron për konkurrencën.
"Ndikimi është shumë i qartë. Polakët nuk mund të punojnë si zdrukthtarë në rajonin tonë, por mund të shesin të gjitha prodhimet e tyre prej druri si dritare, dyer, kuzhina dhe mobilje. Dhe ato me cmime të cilat ne nuk mund t'i konkurrojmë", thotë ai.
Ky mjeshtër thotë se një profesor i ka shpjeguar kaherë se skenari pas pranimit të Polonisë në BE do të jetë i këtillë. Në një hapsirë prej reth 100 kilometra larg kufirit, nuk do të ketë pothuajse fare bujqësi. Ndërsa 100 kilometra brenda kufirit gjerman nuk do të ketë puntorë dore.
Frëse megjithatë përpiqet që të mbajë në jetë puntorinë e tij e cila ka një traditë familjare prej më shumë se 80 vjetësh. Ky mjeshtër thotë se kualiteti dhe besnikëria ndaj blerësve janë parimet kryesore të puntorisë së tij. Mirëpo, nga rajano ku jeton, vijnë ndërkohë vetëm 30 përqind të kërkesave. Kërkesat tjera vijnë nga rajone tjera të Gjermanisë.

  • Data 10.06.2005
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkZ
  • Data 10.06.2005
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkZ