Punonjës humanitar apo trafikant njerëzish? | Evropa | DW | 27.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Punonjës humanitar apo trafikant njerëzish?

Nis në Agrixhento proçesi kundër Elias Bierdel, ish drejtuesit të organizatës humanitare Cap Anamur

Elias Bierdel dhe kapiteni anijes, Stefan Schmidt

Elias Bierdel dhe kapiteni anijes, Stefan Schmidt

Rreth dy vjet pas aksionit të përfolur të shpëtimit në Mesdhe, ish drejtuesi i organizatës humanitare Cap Anamur, Elias Bierdel, do të përgjigjet përpara një gjykate në Siçili. Autoritetet italiane e akuzojnë Bierdel-in dhe dy të paditur të tjerë për ndihmë në imigrimin e paligjshëm. Sot (27.11) fillon në Agrixhento proçesi kryesor.

Elias Bierdel gjendet si në darë. Ish shefi i organizatës humanitare Cap Anamur përshkruan historinë sensacionale të shpëtimit të verës 2004. Cap Anamur kishte ankoruar në Maltë për të bërë riparime.

"Gjatë një udhëtimi prove pas riparimeve më 20 qershor 2004 Cap Anamur ndeshi në një varkë gome në të cilën ndodheshin 37 burra, afrikanë. Varka kishte defekt, njerëzit në të ishin në gjendje të dëshpëruar dhe ne i shpëtuam. Gjatë përpjekjes për t'i çuar në një vend të sigurtë, siç parashikohet në të drejtën detare filluan pikërisht ato vështirësi të cilat sollën këtë proçes. Na akuzojnë për kontrabandë qëniesh njerëzore ose ndihmë për imigrim të paligjshëm në rrethana mjaft të rënda: trafik të organizuar në bandë. Me dëshirë do të na jepnin deri 12 vjet heqje lirie. Akuza është absurde por ne na duhet të përballemi me të."

Kampe pritjeje në Afrikë

Refugjatët qëndrojnë në det të hapur për javë me rradhë. Autoritetet portuale të vendeve të ndryshme u refuzojnë hyrjen në port dhe ankorimin. Malta vë gishtin tek Italia dhe anasjelltas. Refugjatët kërkojnë azil politik në Gjermani. Sfondi i zënkës trejavore për ata që në rradhë parë janë të mbytur në nevojë mund të përmblidhet në pak fjalë: qeveria e atëhershme e qendrës së djathtë nën drejtimin e Silvio Berluskonit, kërkon të tregohet e ashpër. Konsultimet me qeverinë gjermane në nivel ministrash të brendshëm folën fillimisht për një kamp humanitar pritjeje në territor afrikan. Një metodë jo e keqe e marrë në konsideratë për kohë të gjatë nga UNHCR-ja dhe pjesërisht e praktikuar por ateherë shumë e debatuar.

Cap Anamur bëhet një rast prove: a është në gjendje një organizatë humanitare të realizojë nën vëmendjen e madhe të medieve një qëllim humanitar kundër direktivave qeveritare?

Ndihma pa qeveritë?

Roma mbetet e ngurtë: refugjatët dëbohen menjëherë sapo anija më në fund ankoron në Porto Empedocle. Tre të paditurit e sotëm u ndaluan përkohësisht nga policia nën akuzën: ndihmë në imigracionin ilegal në rrethana shumë të rënda. Me fjalë të tjera për trafik qëniesh njerëzore. Punonjësit humanitarë trajtohen si kontrabandistë nga ata që u kërkojnë refugjatëve çmime marramendëse dhe që shpesh i çojnë drejt vdekjes. Kjo e hidhëron Bierdel-in.

Por akoma më shumë e trishton nami që i solli një raport i kanalit të parë televiz gjerman ARD sipas të cilit ai është përpjekur t'i shesë shtrenjtë të drejtat e filmit për ngjarjen. Bierdel: "U habita shumë kur pashë si dëshmitar të akuzës një prej reporterëve të një programi të madh televiziv. Nëse ka gënjyer për të ky do të jetë problem i madh. Ajo çka nuk kuptoj plotësisht është se përse mediet në përgjithësi mbajtën në këtë histori anën e qeverive, të cilat vepruan kundër nesh me motive politike lehtësisht të kuptueshme."

Mediat me qeveritë?

Edhe e kaluara e Bierdel-it si gazetar ngatërrohet në këtë çështje: si korrespondent i ARD-së gjatë luftës në Kosovë Bierdel braktisi distantën e gazetarit dhe u hodh në anën e kosovarëve megjithëse marria e pozicioneve nuk është gazetari. Kështu kundërshtarët e tij e akuzojnë sot se ka inskenuar si profesionist i medieve.

Proçesi gjyqësor në Agrixhento do të jetë tepër lodhës. Kohëzgjatja e pritur e tij është rreth dy vjet. Eshtë vështirë të përfytyrohet se drejtësia italiane mund të arrijë të vërtetojë akuzën për kontrabandë qëniesh njerëzore kundër Bierdel-it pasi gjithçka është bërë publikisht dhe askusht nuk ka arkëtuar. Tani Cap Ananmur siç e thotë vetë emri është në dorë të Zotit, në det të hapur ndoshta më pak se përpara gjykatave italiane.

  • Data 27.11.2006
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9g
  • Data 27.11.2006
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9g