Punë e mundimshme për demokracinë | Bota | DW | 28.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Punë e mundimshme për demokracinë

Përgatitja e zgjedhjeve në Kongo

Nga fushata zgjedhore në Kongo

Nga fushata zgjedhore në Kongo

45 vjet kanë pritur njerëzit në Republikën Demokratike të Kongos për këtë ditë; tani ka mbetur edhe pak: Këtë të dielë më shumë se 25 milion kongolezë me të drejtë vote dhe të regjistruar janë thirrur të zgjedhin presidentin dhe parlamentin. Për organizuesit e komisionit të pavarur zgjedhor zgjedhjet në vendin me përmasat e Evropës Perëndimore janë një ankth logjistik. Pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare 30 korriku do tu dilte për hundësh.

Selia qendrore e komisionit zgjedhor të pavarur C.E.I. - këtu me siguri po organizohen zgjedhjet më të ndërlikuara dhe me afro gjysmë miliard dollarë edhe më të shtrenjtat. Të dielën e ardhshme zgjedhësit do të votojnë si për njërin nga 33 kandidatët për president ashtu edhe për një nga mbi 9.000 konkurruesit për 500 vendet në parlament. Pikërisht kjo pjesë e dytë e votimit është delikate, sepse në disa zona zgjedhore kandidojnë disa qindra persona. Si rezultat ka fletë votimi me disa faqe, të gjata sa rrogozë dhe të mbushura me fotografi të kandidatëve. Por për këtë janë përgatitur mjaft mirë, thotë Gratien Kitambala i seksionit informues të C.E.I.-së:

"Kjo është një fletë votimi për legjislativin dhe siç shihni tepër e gjatë për shkak të mbi 600 konkurruesve. Ajo është pesë faqe e gjatë. Ndaj na u desh tu thonim qartë zgjedhësve se si e gjejnë kandidatin e tyre në këtë listë të gjatë. Komisioni zgjedhor i ka këshilluar konkurruesit që në të gjitha pllakatat zgjedhore të mos harrojnë numrin e regjistrimit që u kemi caktuar. Kështu zgjedhësit i gjejnë më shpejt, përndryshe mund të duhej një ditë e tërë."

Një gjë është teoria, realiteti është ndryshe: sa vlejnë fletët e votimit të komisionit zgjedhor, kur nuk di ti lexojë kush? Kur zgjedhësit nuk patën mundësi të krijonin një opinion të pavarur përt kandidatët? Për këtë komisioni zgjedhor nuk ka përgjigje, ankohet Bruno Mupingayani, profesor në Universitetin e Kinshasës:

"Derisa janë shpenzuar miliona pa fund, puna me bazën nuk luajti rol për dhuruesit e këtyre zgjedhjeve. Njohja e qytetarëve është lënë gjithë kohën pas dore. Kjo është njolla e zezë që dalloj në këtë proces zgjedhor në Kongo."

Bruno Mupingayani nuk është vetëm profesor universiteti por edhe sekretar i përgjithshëm i një organizate joqeveritare që e vazhdon punën e ndërprerë nga komisioni zgjedhor në periferinë e varfër të kryeqytetit.

Koha nuk pret - edhe vetëm pak ditë pastaj votohet. Shpresat në vend janë të jashtëzakonshme. Por njerëzit e dinë edhe që zgjedhjet nuk hahen.

  • Data 28.07.2006
  • Autor Alexander Göbel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKp
  • Data 28.07.2006
  • Autor Alexander Göbel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKp
Reklamë