Publikohet raporti për sulmet e 11 shtatorit nga komisioni hetimor | Bota | DW | 22.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Publikohet raporti për sulmet e 11 shtatorit nga komisioni hetimor

Komisioni që po heton sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara publikon raportin e tij përfundimtar, i cili kritikon dështimet e agjencive të zbulimit.
Sipas mediave amerikane, raporti prej 600 faqesh, që publikohet sot,tregon se agjencitë e zbulimit dhe të antikrimit humbën disa raste për të zbuluar planet e terroristëve. Por komisioni ve në dukje se shumë nga këto raste të humbura vështirë se mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve që çuan tek sulmet e 11 shtatorit.
Pritet që komisioni të rekomandojë reforma, përfshirë krijimin e një posti në nivel kabineti për mbikqyrjen e të gjitha operacioneve amerikane të zbulimit. Raporti në fjale mund te lexohet edhe në Internet.
Presidenti Bush u shpreh i kënaqur për publikimin raportit:
"Unë gëzohem që ky raport më në fund mund të lexohet.Çdo amerikan mund të jetë i sigurt që qeveria edhe më tej do të bëjë gjithçka për të shmangur një sulm të ri terrorist", tha Bush.
Komisioni, që hetoi ngjarjet e 11 shtatorit në Amerikë ka zbuluar dhjetë mundësi që po të ishin shfrytëzuar, do të kishin çuar në parandalimin e sulmeve.
Raporti thotë se katër nga këto mundësi kanë qënë në kohën e administratës së Klintonit, kurse gjashtë të tjera në kohën e Bushit.
Zyrtarët thonë se asnjë nga presidentët nuk mund të fajësohet drejtëpërdrejtë, sepse nuk u arrit të ndaloheshin sulmuesit.
Sipas gazetës, Uashington Post, e cila botoi një pjesë të raportit, thekson se lidhjet e al-Kaedës me Iranin dhe klientin e tij grupin militant Hezbollah, ishin më të forta se sa ato me Irakun.

  • Data 22.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSe
  • Data 22.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSe
Reklamë