Publikohen të dhënat e monitorimit mbi mediat shqiptare | Politika | DW | 22.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Publikohen të dhënat e monitorimit mbi mediat shqiptare

Sot në Tiranë Koalicioni Shqiptar kundër Korrupsionit, një organizatë e njohur jofitimprurëse, publikoi të dhënat e monitorimit të mediave gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Fjala është për mediat kryesore elektronike dhe të shkruara. Sipas këtyre të dhënave këto media kaluan nga përkraja e PS në atë ndaj PD-së, dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohe mbajtën qëndrim të balancuar

Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana


Rezultatet e monitorimit, të kryer nga Koalicioni Shqiptar kundër Korrupsionit janë si një pasqyrë ku media elektronike dhe ajo e shkruar e Tiranës, mund të shohin se sa të paanshme dhe sa të pavaruara janë. Dhjetë kanale televizive mes të cilave ato kombëtare, si TVSh, Top-Channel, Klan, katër radio dhe gjashtë gazeta të përditshme janë luhatur nga mbështetja në fillim të fushatës për një forcë politike në një pasqyrim të balancuar në fund të fushatës. Në shtatë javët që përfshiu monitorimi, Televizioni publik shqiptar, TVSH, në fillim të fushatës ishte një mbështetës i hapur i socialistëve në pushtet. Më pas pasqyrimi erdhi drejt balancimit, por në dy javët e fundit TVSH kaloi në kah të kundërt, duke u bërë një mbështetës i hapur i Partisë demokratike të Sali Berishës. Një element tjetër që ka monitoruar Koalicioni shqiptar kundër korrupsionit është edhe koha totale raportimit për qeverinë e kryeministrit socialist, Fatos Nano. Rezultatet flasin, se kjo kohë erdhi duke u reduktuar në mënyrë të vazhdueshme. Por kjo nuk mund të thuhet për radiot, që në ndryshim nga televizionet e gazetat i bënë një mbulim më të madh qeverisë. Qëndrimi ndaj Partisë demokratike ndryshoi pothuaj në të gjitha mediat elektronike dhe ato të shkruara. Koha totale e pasqyrimit për këtë forcë politike erdhi duke u rritur në javën e fundit të fushatës, vërejnë rezultatet e publikuara sot nga Koalicioni shqiptar kundër korrupsionit.
Element tjetër interesant i monitoruar gjatë shtatë javëve të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, është qëndrimi i medias ndaj grave që morën pjesë në garën elektorale. Të dhënat tregojnë, se gratë politikane u raportuan në një mënyrë pothuajse të papërfillshme në krahasim me burrat. Funksionimi i miqësive dhe ryshfeteve u shfaq gjatë fushatës elektorale në paraqitjen e disa partive të vogla në mediat e këtushme. Kështu për shkak të ndikimit tek disa botues apo pronarë gazetash kryesore, vërejnë të dhënat e monitorimit, këto parti patën akces në një raport të përmbysur me rëndësinë e tyre faktike në jetën politike të Shqipërisë.

  • Data 22.07.2005
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtr
  • Data 22.07.2005
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtr