Protokollet e përgjimit kompromentojnë Berluskonin! Kryeministri italian i gatshëm për ndryshimin e ligjit të përgjimit të telefonatave | Politika | DW | 09.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Protokollet e përgjimit kompromentojnë Berluskonin! Kryeministri italian i gatshëm për ndryshimin e ligjit të përgjimit të telefonatave

Opinioni publik italian është ndezur nga publikimi i përgjimeve të disa bisedave telefonike të policisë financiare. Të përditshmet kryesore italiane botojnë me faqe të tëra protokollet e përgjimit. Në to kuptohet se si bosët e mëdhenj të biznesit italian luajnë kartat e pushtetit të tyre. Kryeministri Beluskoni tanimë ka si qëllim ndalimin e publikimeve të tilla. Madje mund të ketë dënime nga pesë deri në 10 vjet. Një arsye për këtë veprim të menjëhershëm të Berluskonit mund të jetë edhe fakti, se në një pjesë të këtyre protokolleve përmendet edhe emri i Berluskonit, madje në një pikë mjaft delikate

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi


Silvio Berluskoni është mjaft i prekur. Me sa duket ai e ka marrë kaq serizosht publikimin e protokolleve, saqë pranon të dalë në publik, megjithëse kanë kaluar vetëm dy ditë nga oporacioni i tij i rigjenerimit të flokëve. Para kamerave Berluskonit akoma i dukeshin shenjat e ndërhyrjeve mjekësore pas kokës.
Mesazhi maft i rëndësishëm i Berluskonit është më se i qartë: Menjëherë pas pushimeve të verës, kabineti i tij do të miratojë një ligj të ri, të rreptë kundër përgjimit të telefonatave. Berluskoni:
"Do të ketë dënime të rrepta për ata që kryejnë përgjimin si edhe për ata që i publikojnë ato. Madje unë e vlerësoj si të përshtatshëm, dënimin me burg nga pesë deri në dhjetë vjet. Ajo që ne po përjetojmë këto ditë është një gjë absolutisht e papranueshme."

Ato që zemërojnë kryeministrin, janë për lexuesit italianë një mundësi për të parë se si shkojnë punët nga brenda. Gati përditë gazetat kryesore publikojnë protokollet e përgjimit të policisë financiare. Bisedat telefonike botohen fjalë për fjalë dhe ato lenë të kuptohet se si i luajnë kartat e pushtetit menazherët e rëndësishëm të Italisë. Telefonatat u përgjuan pasi avokatët dyshonin, se po bëheshin pazare të ulëta me shitjen e planifikuar të Bankës Antonveneta, një aferë biznesi kjo, në të cilën dyshohet se është i përfshirë direkt edhe Shefi i bankënotave italiane, Fazio.

Publikimet më të fundit kanë shkaktuar reagime të forta edhe në selinë e qeverisë së Berluskonit. Protokollet e përgjimit bëjnë të qartë, se me sa duket një lob financiar i fuqishëm, synon, me mbështetjen e dukshme të shefit të qeverisë italiane, të blejë gazetën më të madhe të vendit, të përditshmen "Corriere della Sera", që akualisht mban një qëndrim mjaft kritik ndaj Berluskonit. Një manovër kjo mjaft delikate nga ana politike. Gazeta e Milanos, që ka një traditë të gjatë liberale-konservative, prej vitesh është kthyer në një kritikueset më të forta të qeverisë. Në telefonatat lihet të kuptohet nga biznesmenët, se për këtë shitje madje është rënë dakord me Berluskonin. Nga ana e gazetës tani janë ngritur zërat, që këkrojnë të dinë se kush do t'a blejë gazetën? Kështu gazeta "Corriere della Sera" e titullon një nga kryeartikujt e fundit: "Hija e kryeministrit"

Berluskoni vetë reagon shumë i zemëruar lidhur me përgjimet që kanë shkaktuar kaq reagime në opinionin italian. Ai garanton me nderin e tij, si kryeministër dhe car i mediave italiane, se koncerni i tij Mediaset nuk është në asnjë lloj mënyre i lidhur me operacionet e shitjes të "Corriere della sera". Ligji i përgjimit parashikon si rregull, vetëm përgjimin e rasteve të dyshuara për terrorizëm dhe krime të mafias. Kush boton telefonatat edhe ato të lejuara nga gjykatësi, mund të dënohet me burg. Berluskoni u shpreh, se ai do të formulojë vetë me dorën e tij ndryshimin e ligjit pas periudhës së pushimeve të verës.

  • Data 09.08.2005
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtk
  • Data 09.08.2005
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtk