Protestat në Francë & Tre vjet pas luftës së Irakut | Studimi në Gjermani | DW | 18.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Protestat në Francë & Tre vjet pas luftës së Irakut

Nga shtypi i sotëm veçojmë pjesë të komenteve mbi protestat në Francë si dhe mbi gjendjen në Irak tre vjet pas luftës.

Protestat e studentëve

Protestat e studentëve

"Sächsische Zeitung" e Drezdenit lidhur me protetstat në Francë komenton: "Çdo ditë e më shumë po shtohen përmasat e protestës dhe të indinjatës, me të cilën të rinjtë francezë demonstrojnë në rrugë kundër planit për shfuqizimin e rregullores që mbron të sapopunësuarit nga shkurtimet. Megjithatë trazirat që i kanë shoqëruar këto protetsta u japin një shije të keqe manifestimeve në përgjithësi paqësore. As protetstat e dhunshme nuk çojnë në zgjidhjen e konfliktit dhe as qëndrimi i kryeministrit de Vilëpen, që fatin e tij politik po e lidh me suksesin e "reformës". Pas kësaj fshihet arroganca e politikanëve autokratë, që kujtojnë, se ajo që i bën mirë popullit i dëmton ata. Ai që do të zbatojë të tilla ndryshime me pasoja duke mos i përfillur të prekurit, s´ka përse të habitet prej protetstave", shkruan "Säschsische Zeitung".

Në komentin e saj e përdisthmja ndërrajonale "Frankfuter Allgemeine Zeitung" analizon pozitën e kryeministrit de Vilëpen: "Për kryeministrin de Vilëpen, që Shiraku do ta preferonte si pasardhësin e vet, ditët e ardhëshme mund të jenë vendimtare. Protetsta kundër ligjit të tij mbi kontratat e reja të punës, që synon të lehtësojë aksesin e të rinjve që lënë shkollën në tregun e punës, nga ana tjetër shfuqizon rregullin e mbrojtjes nga anullimi i kontratave të reja, ende s´ka marrë fund. Madje tani ajo po përfshin edhe universitetet, çdo mbrëmje francezëve po u serviren pamje në ekran, që u kujtojnë atyre vitin 1968. Çfarëdo që të bëjë de Vilëpeni tani (...) do ta dëmtojë atë tek zgjedhësit, është e vështirë të iamgjonosh, se si mund të shpëtojë ai nga humbja e popullaritetit. Ndonëse Shiraku vazhdon t´i mbështesë krahët atij, presioni nga radhët e veta është në rritje duke pasur parasysh zgjedhjet në vitin 2007", thekson "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Një zë edhe nga artikulli i gazetës së Dyseldorfit "Westdeutsche Zeitung" që bën krahasim mes Francës dhe Gjermanisë: "Ndërsa në Francë ndryshimi i ligjit për kontratat e reja të punës po shkakton demonstrata, shumica e gjermanëve e shohin me një indiferencë të habitshme planin e koalicionit të gjerë në Berlin për zgjatjen e periudhës së provës për të sapopunësuarit nga 6 muaj në 24. E kjo edhe pse rregullat duken të ngjashme me ato të Francës. Askush nuk dëshiron të shohë këtu në vend përleshje të tilla në rrugë si në Paris. Por ndoshta ne duhet ta kemi të qartë, se çdo të thotë që pas çdo ndryshimi pune parimisht edhe brenda dy vjetëve pasuese mund të pritet ndonjë pushim i papritur, pa paralajmërim dhe pa argumentim. Frika e gjermanëve duhet të rritet", shkruan "Westdeutsche Zeitung".

Lidhur me temën e Irakut dhe gjendjen atje tre vjet pas luftës gazeta e Ulmit "Südwest Presse" komenton: "I vetmi lajm i mirë për popullin e desiluzionuar të ShBA, pas tre vjetëve të fillimit të luftës në Irak, mund të jetë që: gjatë aksionit të fundit kraharuar me ato të mëparshmit është rritur përgjegjësia e forcave të reja irakiane të rendit. Për këtë duhet të shpresojnë edhe presidneti dhe partia e tij republikane, sepse në rast të kundërt ata s´do të mund të përballonin shkurtimin e trupave të ShBA përpara zgjedhjeve në nëntor. Por sidoqoftë lidhur me këtë tani s´ka të dhëna", shkruan "Südwest Presse".


Për "Ostsee Zeitung" që del në Rostok aleanca anglo-amerikane në vendin e dy rrymave ndodhet përpara një rënoje. Ndonëse Iraku u çlirua prej sundimit të dhunshëm të partisë Baath ndaj shiitëve dhe kurdëve, atë e ka pasuar sundimi i terrorit, i luftës në befasi dhe në ilegalitet kundër pushtuesve dhe udhëheqjes së re në Bagdat. Çdo ditë irakianët dhe ndihmësit e tyre nga jashtë po përballen me vrasjet, terrorin e bombave dhe rrëmbimet. Sadamistët duket se luftojnë krah për krah islamistëve. (...) Iraku ka katandisur në pragun e një lufte civile", vëren "Ostsee Zeitung".

Në gazetën "Frankfurter Rundschau" lexojmë: "Entuziazmi i fituesit është shuar. Nëse Uashingtoni tani e ridimensionon doktrinën e goditjes preventive, është Amerika vet ajo që ka më shumë frikë për të mos u përsëritur një Irak i dytë. Edhe Mullahët e Iranit u demonstrojnë pushtuesve të mbingarkuar në vendin fqinj, se ata kanë gabuar në matjen e raporteve. Teherani i ofron ndihmë Irakut, pikërisht në kohën kur çështja e programit të tij bërthamor kaloi në Këshillin e Sigurimit. (...) Ai që do Iranin, nënkupton kjo, djeg nesër Bagdatin. Përfituesit kryesorë politikë të luftës po demonstrojnë pushtetin e tyre", komenton "Frankfurter Runschau".

  • Data 18.03.2006
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqr
  • Data 18.03.2006
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqr