1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta për pastrimin e plehërave në Rusi

6 Shkurt 2019

Rusia ka një problem të madh me plehërat. Trajtimi i mbetjeve është i pakujdesshëm, deponitë shtohen përditë, lëndët helmuese përfundojnë në tokë dhe në ujin e pijshëm. Gjithnjë e më shumë njerëz dalin në protesta.

https://p.dw.com/p/3Cn9q
Russland Protest gegen Müll-Management in Archangelsk
Protesta kundër eliminimit pa kujdes të plehraveFotografi: picture-alliance/dpa/Tass/A. Lipnitsky

"Rusia nuk është kazan plehërash”. Nën këtë moto mijëra vetë në 26 rajonet kryesore të Rusisë, demostruan ditën e dielë kundër politikës së Kremlinit për ambientin. Ata i kërkuan qeverisë që të respektojë ligjet që ka nxjerrë dhe të kujdeset për pastrimin e plehërave në përputhje me mbrojtjen e ambientit.

Njerëzit dolën në rrugë në Shën Petërsburg, Moskë, Jekaterinburg, Omsk, Krasnojarsk ose Jaroslavl dhe protestuan kundër politikës shtetërore të ambientit. Në Novosibirsk, demostruesit kritikuan eliminimin jo siç duhet të mbetjeve në ndërtime, të ngarkuara me lëndë të dëmshme. Ata kërkojnë futjen ndarjes së plehërave sipas rregullit dhe siç duhet. Ata akuzuan zyrtarët lokalë se nuk respektojnë rendin dhe ligjin. Pjesa më e madhe e demostruesve nuk presin që situata të përmirësohet. Por ata dolën në rrugë të protestojnë, megjithëse temperaturat ishin në minus 30 gradë.

Russland Sewerodwinsk Proteste gegen Müll
Protesta kudo në Rusi kundër ndotjes së ambientitFotografi: DW/E. Barysheva

Protesta për plehërat jo vetëm në Moskë 

Në lagjen e Moskës, Taganka qindra mijëra vetë kërkuan para një ndërtese të autoriteteve pastrim më të mirë të mbetjeve. Policia arrestoi disa vetë. Demostruesit kujtuan faktin që në muajin mars 50 fëmijë duhet të trajtoheshin në spital, sepse kishin thirrur ajër të ndotur me helme, që vinte nga një deponi plehërash. Edhe në atë kohë gati plasën protestat. „Ne kërkojmë dialog me autoritetet, por ata nuk flasin me ne", thotë politikani lokal, Iliya Svridov. Ai është një nga organizatorët e demostratave këtë të diel. „Ne duam të marrim frymë" shkruhet në pankartat e disa demostruesve. Të tjerë kanë frikë se prej ndarjes jo si duhet të mbetjeve, në ujin e pijshëm përfundon dioksin.

Si dhe më parë Moska i pastron plehërat e veta në kurriz të qyteteve të tjera. Një pjesë dërgohet 1200 kilometra larg në veri, në qytetin Archangelsk. Edhe atje njerëzit dolën të demostronin. E njëjta gjë vlen edhe për qytetin e vogël Koloma, rreth 100 kilometra në juglindje të Moksës.

Protest in Kolomna, Russland, gegen Müllentsorgung
Protesta me makina pas ndalimit të demostratave në KolomnaFotografi: privat

Aktivistë të ambientit në shënjestër

Edhe atje pati të dielën protesta, megjithëse politikanët lokalë donin t'i pengonin. Ata ndaluan mitingjet publike. Qytetarët organizuan një zinxhir me makina midis qytetit. Të paktën 400 makina morën pjesë. Shumë prej pjesëmarrësve kishin marrë me vete flamuj të verdhë dhe të zinj, me të cilat protestohej kundër zgjerimit të deponive lokale të plehërave. Shërbimi sekret FSB donte të ndalonte edhe marshimin me makina. Ai kontrolloi ditën e enjte banesat e 15 aktivistëve dhe konfiskoi telefona, kompjutera, hard disqe dhe karta krediti. Vjatçeslav Egorov u arrestua. Një gjykatë e dënoi atë në fundjavë me dy muaj arrest shtëpie. Ai akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka bashkëorganizuar demostrata të palejuara. Egorov mban tani në këmbë pranga, nuk lejohet të telefonojë dhe të flasë me gazetarët. Ai ndalohet të shkojë në punë. Qytetarët e Kolomnas kanë hapur për të një numër llogarie për të mbledhur donacione.

Dialog zwischen EU und der Zivilgesellschaft in Weißrussland
Egorov është dënuar me arrest shtëpieFotografi: DW

Aktivistja e njohur moskovite, Alla Frolova dënoi arrestin e shtëpisë për Egorovin. Ky është një dënim me motive politike, tha ajo për Deutsche Wellen. Frolova akuzoi se vetëm e shoqja e Egorovit dhe avokatja u lejuan në bërjen të ditur të dënimit, por asnjë vëzhgues i pavarur. Synimi i përndjekjes së aktivistëve në Kolomna është bërja presion mbi njerëzit, thotë Frolova.

Në pastrimin e plehërave në Rusi bëhet fjalë për shumë para. Protestat nuk do prishnin punë. Sipas mendimit të saj, dënimi i Vjatçeslav Egorovit bëhet për t'i mbyllur gojën. „Ata kanë frikë prej tij,” thotë ajo. Ajo kujton se aktivistët në Kolomna janë qytetarë të thjeshtë të qytetit. Ata nuk merren me politikë të madhe, por shqetësohen për shëndetin e fëmijëve. Si do përfundojë rasti i Egorovit nuk është e qartë. Në rastin më të mirë ai do lihet i lirë. Në rastin më të keq mund të dënohet me pesë vjet heqje lirie, thotë ajo. "Prandaj, le të luftojmë për lirimin e tij”.