Protesta në Prishtinë kundër vendosjes së misionit evropian EULEX në Kosovë mbi bazën e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit | Ballkani | DW | 02.12.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Protesta në Prishtinë kundër vendosjes së misionit evropian EULEX në Kosovë mbi bazën e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit

Protestuesit akuzuan bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e vendit, se janë pajtuar për ndarjen e brendshme të Kosovës mbi baza etnike.

default

Kreu i EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon

Disa mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha rajonet e Kosovës, kundërshtuan fuqishëm vendosjen e misionit evropian EULEX në Kosovë, sepse sipas tyre ky mision ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës. Protesta u organizua nga një rrjet organizatash joqeveritare të mbështetura nga lëvizja "Vetvendosja". Protestës iu bashkuan e sindikatat e pavarura të Kosovës. Protestuesit nuk kursyen nga kritikat asnjë udhëheqës politik kosovar dhe ata të pranisë ndërkombëtare, madje në disa pankarta shkruhej, që misionit EULEX nuk i lejohet hyrja në Kosovë dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberti Zanier, të shpallet person non-grata. Lideri i lëvizjes "Vetvendosje", Albin Kurti, thotë se misioni evropian EULEX ka ardhur në bazë të një plani gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, me pajtimin e Beogradit dhe pa i pyetur fare qytetarët e Kosovës.

"EULEX-i nuk është i mirëpritur dhe misioni do të kundërshtohet me protesta e demonstrata të vazhdueshme kundër tij, poashtu UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova, andaj UNMIK-ut dhe EULEX-it i themi jashtë Kosovës", thotë Albin Kurti.

Protesta në Prishtinë u zhvillua në kohën, kur misioni EULEX po bënë përgatitjet e fundit që të dislokohet në Kosovë dhe sipas zyrtarëve të misionit ai do të shtrihet në të gjitha rajonet e vendit. Zyrtarisht thuhet se misioni do të fillojë punën më datën nëntë dhjetor, ndërsa shtrirja në vendbanimet serbe do të bëhet me kujdes. Kjo për faktin që edhe serbët e Kosovës pavarësisht pajtimit të Beogradit, hapur e kundështojnë misionin evropian, sepse sipas tyre misioni legjitimon pavarësinë e Kosovës. Protesta në Prishtinë kaloi e qetë, nuk u shënuan incidente, ndërsa forca të shtuara të rendit vazhdojnë të patrullojnë rrugëve të kryeqytetit. Udhëheqësit politikë kosovarë kërkojnë nga qytetarët e Kosovës, që të jenë të përmbajtur në veprimet e tyre dhe vazhdimsht përsërisin se misioni EULEX do të punojë vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës.





  • Data 02.12.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/G7i6
  • Data 02.12.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/G7i6
Reklamë