Protesta në prag të përvjetorit të katërt të luftës në Irak | Bota | DW | 18.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta në prag të përvjetorit të katërt të luftës në Irak

Në prag të përvjetorit të katërt të luftës në Irak në SHBA, Japoni apo Evropë u zhvilluan gjatë fundjavës manifestime dhe marshime proteste. Demonstruesit kerkuan tërheqjen e trupave amerikane dhe të ushtrive të tjera nga Iraku.

Pamje nga protestat në Uashington

Pamje nga protestat në Uashington

Në prag të katërvjetorit të ndërhyrjes ushtarake në Irak në Japoni, në SHBA dhe në Evropë protestuan dhjetra mijëra njerëz kundër luftës. Manifestimi më i madh u zhvillua në Madrid, ku sipas të dhënave të autoriteteve në rrugë dolën disa dhjetra mijëra njerëz. Të paktën 10.000 vetë morën pjesë në një marshim proteste përpara ministrisë së mbrojtjes në Uashington.

Në rast se presidenti amerikan Bush do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë atëhere do të mund t'i dëgjonte me veshët e vet thirrjet e demonstruesve që kërkonin t'i jepet fund luftës në Irak.

Sidikalisti Michael Letwin theksoi se më tepër se gjysma e amrikanëve janë për tërheqjen e trupave nga Iraku, por Bushi nuk dëgjon nga ai vesh. Ai kritikoi politikën e Bushit me fjalet: "Këtu qeveria vazhdon të ngushtojë të drejtat individuale të gjithësecilit dhe sulmon shoqatat myslimane dhe emigrantët ilegale."

Demonstruesit u mbështetën edhe nga shumë grupe veteranesh të luftrave amerikane. Por kishte edhe shumë ish-ushtarë dhe persona të tjerë që i kritikuan kundërshtarët e luftës si tradhtarë dhe zhvilluan parakalime me flamurë amerikanë në dorë. Policia ndërhyri për t'i ndarë të dy grupet e demonstrusve, por gjendja në përgjithësi ishte e qetë.

Manifestime proteste janë zhvilluar edhe në Kanada dhe në Australi. Demonstruesit kanë kërkuar tërheqjen e trupave nga Iraku duke e lidhur këtë edhe me paralajmërimet për rezikun e konfliktit ushtarak në Iran. Trupat e drejtuara nga ShBA marshuan drejt Irakut më 20 mars të 2003. Qysh atëhere kanë gjetur vdekjen mbi 3.200 ushtarë amerikanë si dhe disa dhjetra mijëra civilë.

  • Data 18.03.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJB
  • Data 18.03.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJB
Reklamë