Protesta në botën islame kundër karikaturave të profetit Muhamet | Studimi në Gjermani | DW | 03.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Protesta në botën islame kundër karikaturave të profetit Muhamet

Pasqyra e shtypit, e shtunë 4 shkurt

bojkot i prodhimeve daneze pas konfliktit per karikaturat

bojkot i prodhimeve daneze pas konfliktit per karikaturat


Reagimet ndaj publikimit të karikaturave me profetin Muhamet janë përsëri në fokus të gazetave


"Eßlinger Zeitung" shkruan:

"Shumë muslimanë besimtarë e shohin vetën të prekur në ndjenjat e tyre fetare. Kjo duhet respektuar dhe shtron pyetje si dinjiteti dhe toleranca. Por përshkallëzimi në botën arabe i nxitur nga grupe, që nuk priren vetem nga motive fetare e që shkon deri në thirrje për dhunë e ka kapërcyer nderkohë masën e rregullave normale të lojës me denime verbale. Asnjë shtet i lirë nuk mund ta lerë veten t´i bëhet presion, e të kerkojë falje për atë që ndodh në kuader të lirisë së shtypit. Mund të shtrohet edhe pyetja, se si sillen shtetet muslimane me pakicat e tyre të krishtera dhe perse urrejtja antiebreje e një presidenti iranian Ahmadinexhad tolerohet pa kritikë në botën arabe.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung"

"Ky është kuadri, në të cilin zhvillohet aktualisht konflikti, që e ka prejardhjen në Danimarkë, që është eksportuar që atje nga imamët radikalë në Lindjen e Mesme dhe ka fituar një dimension thuajse global. Reagimet kërcënuese ndaj botimit të karikaturave të profetit Muhamet nuk dëshmojnë asgjë tjetër veçse një diferencë të madhe: Në bindjet fetare, në zakonet, në rendet kushtetuese (nqs mund të flitet ndonjë çikë për to në regjimet autoritare diktatoriale në shumë vende muslimane). Këtu përplasen shumë gjëra me njëra-tjerën. Këtë përplasje pa e nxitur as nuk mund ta mohosh as nuk mund ta pengosh me kerkese ndjese qëllimirë, por pa vlerë."

"Offenburger Tageblatt"

"Në se dhe deri në çfarë pike temat fetare duhet të jenë objekt i satirës në Evropë është çështje shijeje dhe stili. Por më shumë jo. Liria e mendimit e shtypit dhe e fesë janë vlera shumë të larta, për t´i sakrifikuar. Edhe pse mobi i nxitur nga feja në botën islame fryn si stuhi kunder mesazheve të perendimit."


Thüringer Allgemeine"

"Ky nuk do të jetë konflikti i fundit i këtij lloji. Megjithë përdorimin e madh të bekimeve të botës moderne si celulari, televizioni dhe makinat në shumë rajone të Lindjes së Afert dhe të Mesme del nga të çarat mesjeta e vertetë. Evropa do të bënte mirë, të mos i lindte danezët të vetëm në shi. Pavarësisht nga kjo ta kërkon arsyeja, që të bësh gjithcka, për të penguar një ashpërsim të metejshem të marrëdhënieve me botën islame. Gjendja e pasqaruar në Palestinë si dhe terrori i vazhdueshëm në Irak të ofrojnë mjaft eksploziv për acarimin e situatës. Për të mos folur për tentativat atomare të Teheranit. Nqs do të vijë puna deri në intervenim në Iran, protestat e sotme masive do të ishin vetëm overtura e gjerave shumë më të këqija."

Nordbayerischer Kurier

"Deri në moshën 67 vjecare do të punohet, kështu ka vendosur politika, për ta shpëtuar kasën e pensioneve edhe për disa vite të tjera. Firma e automobilëve Volkswagen dërgon më shumë se 13 000 punonjës me 58 vjet në pension. Ndërmarrja dhe sindikatat duhet të shqyrtojnë mundësitë profesionale të brezit mbi të pesëdhjetat. Nqs më të moshuarit kushtojnë më shtrenjtë, nqs është fjala për uljen e kostove ata do të kenë shanset më të këqija. Por pagesa duhet parë në bazë të kontributit dhe kjo shpesh herë nuk ka të bëjë aspak me moshën."


"Berliner Morgenpost"

Tre ditë, pasi koalicioni i madh në Berlin ra dakord me veshtirësi për pensionin nga mosha 67 vjeçare, sindikata IG Metall mund të gëzohet për puçin e vet. Shikoni ky është realiteti në ndermarrje, është mesazhi i Wolfsburgut drejtuar politikës. Ndersa sinjali nga Berlini është: "Ne duhet të punojmë të gjithë më shumë", sinjali nga Wolfsburgu është: "Ne mund të vazhdojmë si deri tani". Një sinjal fatal, sepse pensioni nga mosha 58 vjec është një model i viteve të arta 90 një relik i kohëve më të mira."


  • Data 03.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrZ
  • Data 03.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrZ