Prona private dhe zhvillimi ekonomik në Kinë | Bota | DW | 06.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Prona private dhe zhvillimi ekonomik në Kinë

Pas tre vitesh rezistence një çift bashkëshortor kinez iu nënshtrua vullnetit të autoriteteve dhe u pajtua që shtëpia e tyre të rrënohet. Bashkëshortët nga metropoli jugperëdimor Congqing u bën gjatë muajve të kaluar heronj të popullit. Për shumë kinezë ata simbolizuan luftën e qytetarëve për të drejtat e tyre në kohën e një zhvillimi gjigant ekonomik.

Shtëpia para rrënimit

Shtëpia para rrënimit

Buldozerët arrijnë me të rënë errësira. Në kantierin e ndërtimit i cili ka një thellësi prej 10 metrash, në qendër të metropolit Çongqing ata fillojnë të rrënojnë pjesë-pjesë simbolin e rezistencës. Pas disa orë punimesh përfundon gjithka - shtëpia e cila kishte mbetur si një gisht i vetmuar në gropën gjigante u rrënua e u bë rrafsh me tokë.

Zënkat për ndërtesën dykatëshe me tulla ishin tema kryesore e javëve të fundit në mbarë Kinën. Vet mediat e kontrolluara nga shteti flisnin për një luftë heroike të dy njerëzve për pronën e tyre.

Tre vite rresht pronarët e lokalit Vu Ping dhe Jang Vu patën kundërshtuar që në vendin ku ndodhej shtëpia e tyre të ndërtohej një qendër tregtare. Dëmshpërblimet e ofruara ata i patën refuzuar si të ulëta. Çështja pat kaluar pastaj edhe në gjykatë prej nga çifti doli humbës. Në fund zoti Jang u ngujua në shtëpi pa ujë dhe pa rrymë ndrkohë që gruaja e tij po luftonte duke kontaktuar dhe dhënë intervista mediave vendore dhe të huaja.

'Siç e sheh për ta nuk është me rëndësi, qeveria nuk interesohet se a je i gjallë apo i vdekur, se a shkelen të drejtat e tua. Ata lejojnë investuesit të bëjnë çfarë të duan'.

Kështu shprehej para pak ditësh zonja Vu. Megjithatë ajo dhe burri i saj u detyruan t'i nënshtrohen vullnetit të autoriteteve. Në njoftimet e mediave thuhet se çiftit i është ofruar një banesë e ngjashme poashtu në qendër të qytetit milionësh. E paqartë mbetet se a u është paguar ndonjë dëmshpërblim. Vu Ping dhe Jang Vu nuk kanë pranuar të flasin tani kur zënkat me autoritetet kanë marrë fund.

Nga ana tjetër në internet ata ende quhet heronj të popullit. 'Ky nuk është rast i vetëm', shkruan një analist pas rrënimit të shtëpisë. 'Bëhet fjalë për të drejtat e të gjithë atyre kinezëe shtëpitë e të cilëve do të rrënohen'.

Në Kinë gjatë viteve të fundit është shtuar nevrillëku për shpronësimin dhe zhvendosjen e detyrueshme. Tani vonë, saktë muajin e kaluar Kongresi Popullor, pra parlamenti ka miratuar një ligj për mbrojtjen e pronës private. Shumë në Kinë shpresojnë që ligji i ri do të pakësoj numrin e konflikteve të ngjashme.

  • Data 06.04.2007
  • Autor Ruth Kirchner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIz
  • Data 06.04.2007
  • Autor Ruth Kirchner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIz
Reklamë