Prokuroria e Milanos akzuon 26 agjentë amerikanë të CIA-s për pengmarrjen e një qytetari italian | Evropa | DW | 17.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Prokuroria e Milanos akzuon 26 agjentë amerikanë të CIA-s për pengmarrjen e një qytetari italian

Pengmarrja e të dyshuarve për terrorizëm nga agjentët e shërbimit sekret amerikan CIA, ka sjellë fillimin e një procesi gjyqësor

Logo e CIA

Logo e CIA

26 qytetarë amerikanë dhe 5 agjentë italianë të shërbimit sekret, duhet të përgjigjen përpara Gjykatës së Milanos për pengmarrjen e një udhëheqësi fetar islamik. Ky vendim u morr nga gjykatësi italiane të premten. Procesi gjyqësor fillom më 8 qershor.

Vendimi i Gjykatës së Milanos është një novum. Për herë të parë zhvillohet procesi gjyqësor në një vend mik kundër agjentëve të CIA-s. Por banka e të akuzuarve do të mbetet bosh. Ish shefi i zyrës së CIA-s në Milano, Robert Seldon Lady, ka deklaruar se nuk ka nevojë për avokat. Me këtë deklaratë shefi i CIA-s u heq të drejtën gjykatësve italianë që të vendosin mbi të apo mbi shërbimin sekret amerikan.

Seldon Lady mbahet si kryetari i aksionit spektakular, gjatë të cilit CIA morri peng përpara 4 vitesh hoxhën islamik Abu Omar nga Milano. Ish avokatja e Seldon Lady, Daria Pesher, thotë se agjentët e akuzuar të CIA-s nuk do të dorëzohen ndonjëherë nga Uashingtoni. "SHBA-s nuk do t´i dorëzojnë asnjëherë këta persona. Uashingtoni nuk e ka bërë ndonjëherë këtë gjë dhe nuk do ta bëjë atë edhe në të ardhmen. Prandaj çdo lloj kërkese e organeve italiane të drejtësisë
është e kotë."

Sidomos kur edhe vetë qeveria e re e qendrës së majtë në Romë ka muaj që nuk ka shfaqur ndonjë interes për këtë proces gjyqësor. Kërkesa ndodhet ende në ministrinë e drejtësisë. Qeveria e Prodit ka shprehur shqetësimin se gjatë procesit gjyqësor mund të nxirren edhe sekrete shtetërore. Për shkak se përveç 26 agjentëve amerikanë, akuzohen edhe 5 agjentë italianë të shërbimit sekret - ndër ta ndodhet edhe ish shefi i shërbimit të fshehtë ushtarak italian Nicolo Pollari. Sipas prokurorsë milaneze, italiani Pollari i ka ndihmuar agjentët amerikanë gjatë aksionit të pengmarrjes.

Edhe në rast se kur të fillojë procesi gjyqësor në qershor, të akuzuarit nuk do të vijnë, ky proces do të mbetet interesant. Sipas drejtësisë italiane të akuzuarit mund të dënohen edhe kur nuk janë të pranishëm. Dëshmitari më i rëndësishëm u lirua përpara disa ditësh. Pengu Abu Omar u lirua në Egjipt nga burgu dhe ka deklaruar se kërkon të kthehet në Itali. Por sipas avokatit të familjes, Omar mund të kthehet vetëm pasi Italia ta marrë mbrapsht urdhërin për arrestim të tij për pjesëmarrje në aktivitete islamike.

Do të ishte hera e parë që një viktimë e fluturime të fshehta të CIA-s do të tregonte se çfarë ka ndodhur vërtet. Sipas prokurorëve, agjentët amerikanë po e prisnin Abu Omarin më 17 shkurt të vitit 2003 në një rrugë në Milano dhe e tërhoqën në një kamion sapo e panë. Hoxha radikal u çua më pas në aeroportin ushtarak amerikan në Aviano. Gjatë rrugës për në Egjipt, agjentët amerikanë ndaluan në bazën ushtarake amerikane në Ramstein të Gjermanisë. Pra organet gjermane të drejtësisë do të jenë më siguri kurioze mbi procesin e ardhshëm gjyqësor në Milano.

  • Data 17.02.2007
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8q
  • Data 17.02.2007
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8q