Projektkushtetuta e re e Irakut një fillim i mbarë | Bota | DW | 02.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Projektkushtetuta e re e Irakut një fillim i mbarë

Iraku i pushtuar duhet të shndërrohet në një shtet federal, që të garantojë të drejtat e njeriut. Këto hapa parashikon projektkushtetuta e re e vendit, për të cilën ranë dakord pas bisedimesh shumëditëshe politikanët irakianë të përfaqësuar në këshillin e përkohshëm të vendit.

Pjesëtarë të këshillit të përkohshëm të Irakut duke diskutuar për projektkushtetutën

Pjesëtarë të këshillit të përkohshëm të Irakut duke diskutuar për projektkushtetutën

Natyrisht që nuk mund të kalohet pa një dozë ironie fakti që përkrahësit e një Iraku të ri, modern dhe përparimtar, mbrojtën në diskutimet e tyre elementë të caktuar, të cilat i kishte vënë në jetë duke i shndërruar në gjëra të vetkuptueshme dikatori i përmbysur Sadam Husein. Si p.sh. ndarja e fesë nga shteti apo barazia e burrit me gruan.

Heqja dorë prej parimesh të tilla do të thoshte një hap tepër të rëndë prapa. Megjithatë edhe në këtë pikë nuk ka pse regjimi i Sadam Huseinit të kujtohet me mallëngjim. Gjithsesi gjatë diskutimeve për kushtetutën e re, pati disa herë rrezik që rrota e historisë të kthehej prapa. Kjo do të ishte bërë realitet sidomos sikur forcat fanatike fetare t'ia kishin dalë mbanë, që si bazë të kushtetutës së re të Irakut të shpallej "sherihati", pra e drejta fetare muslimane. Po të ndodhte kjo ideja e një Iraku të ri do të mbetej vetëm një ëndërr. Sadoqë edhe vetë krerët e shiitëve theksuan se nuk dëshirojnë një republikë islamike sipas modelit të Iranit, në rast se në bazë të kushtetutës do të vendosej sherihati, atëhere vendi nuk do të kishte pasur ndonjë fat të ndryshëm prej atij të Iranit. Sikurse treguan edhe zgjedhjet e fundit në Iran, një shtet në të cilin ligjet e tipit perendimor varen prej rregullave të sherihatit nuk është i aftë të bëhet shtet demokratik për sa kohë ligji hyjnor interpretohet prej disa dogmatikëve të vetëemëruar.

E megjithatë edhe pas rënies dakord për kushtetutën e re të vendit Iraku është shumë larg prej idealit të demokracisë së vërtetë. Megjithëse kanë kaluar disa muaj prej përmbysjes së regjimit të Sadam Huseinit në vend nuk mund të flitet as për një qetësim të gjendjes dhe jo më për kthim në normalitet. Në këto kushte pra mund të konsiderohet si një sukses që të paktën në parim u ra dakord, për bazat mbi të cilat do të orientohet në të ardhmen shteti i ri irakian.

Pas përfundimit të Luftës së II Botërore në Gjermani u desh të kalonin katër vjet deri sa u miratua kushtetuta. Edhe pse kushtetuta gjermane nuk kishte karakter provizor, si kjo e miratuar në Irak, duhet thënë se asokohe në Gjermani kishte shumë më tepër ekspertë se sa ka sot në Irak. Kjo mangësi në Irak u kompensua prej presionit të amerikanëve dhe kërcënimeve të Uashingtonit se nuk do të lejonte të miratoheshin kërkesa apo paragrafë me karakter radikal.

Përfundimi i kësaj pune është i lavdërueshëm. Integriteti i Irakut do të ruhet, feja nuk përjashtohet nga jeta shoqërore, por si vetëm një prej bazave të shtetit asaj nuk i jepet ndonjë rëndësi me karakter prioritar ndaj të elementëve të tjerë. Në kushtetutë sanksionohen të drejtat e njeriut, liria e mendimit dhe e shtypit, si dhe barazia e burrit dhe e gruas.

Tani mbetet të pritet se ç'do të bëjnë irakianët me ligjet e miratuara. A do të fillojë në rastin më të parë ndonjë proces i shkërmoqjes së kësaj kushtetute, apo irakianët do ta zhvillojnë dhe forcojnë atë më tej. Në një rast të tillë prej Irakut do të transmetoheshin sinjale të demokracisë dhe të lirisë në rajon.

  • Data 02.03.2004
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTt
  • Data 02.03.2004
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTt
Reklamë