• Programet elektorale të partive gjermane • Luksemburgasit votojnë pro kushtetutës evropiane | Studimi në Gjermani | DW | 11.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

• Programet elektorale të partive gjermane • Luksemburgasit votojnë pro kushtetutës evropiane

Partia ekologjike përpiqet të fitojë votat e zgjedhësve duke propaganduar Ide të freskëta

Partia ekologjike përpiqet të fitojë votat e zgjedhësve duke propaganduar "Ide të freskëta"

Në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm gjerman janë deklaratat e partisë demokristiane gjermane, CDU, në lidhje me masat që ka ndër mand të marrë në rast se vjen në pushtet për të kapërcyer vështirësitë financiare të Gjermanisë. Një prej propozimeve të kësaj partie është ngritja e tvsh-së, nga 16% që është aktualisht në 18%.

Në lidhje me deklaratat e kësaj partie në gazetën "Wiesbadener Kurier" lexojmë:

"Me gjithë prirjen për të qenë sa më të hapur ndaj elektoratit partia demokristiane dhe simotra e saj bavareze CSU lënë pa përgjigje disa pyetje kritike. Kështu p.sh. krejtësisht e pasqaruar është se si do të bëhet financimi i reformës së shëndetsisë. Kursimet që mendohet të bëhen në zyrat e Entit federal për punësimin nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat financiare për shëndetsisë që shkojnë në një shifër miliardash dyshifrore. Pra ndoshta na pret një rritje tjetër e tvsh-së, në rast se rritja e parë prej 18% miratohet pa probleme."

Gazeta "Offenbacher Post" e vë theksin në një ide tjetër të kryetares së CDU-së Angela Merkel, shkurtimin e rrogave të ministrave në rastet kur këta nuk marrin më poste në legjislaturën e ardhëshme. Deri tani ministrat që nuk zgjidheshin në kabinetin e ardhshëm vazhdonin të merrnin edhe tre muaj pas detyrës të njejtën rrogë, dhe deri në 33 muaj më pas gjysmën e saj. Citojmë:

"Angela Merkel dëshiron të shkurtojë edhe rrogat provizore të ministrave në rast se këta nuk rimarrin poste ministrore. Në rast se ia del mbanë atëherë ministrat aktualë të qeverisë gjermane do të jenë të fundit që do të përfitonin prej rregullit që ministrat, të cilët nuk zgjidhen në kabinetin e ardhshëm vazhdojnë të marri edhe tre muaj pas largimit nga detyra të njejtën rrogë, dhe deri në 33 muaj më pas gjysmën e saj. Motoja e Merkelit është, që kur vjen puna për të bërë kursime, prej tyre duhet të preken të gjithë. Kush kërkon prej të tjerëve sakrifica, duhet të fillojë tek vetja. Qëndrime të tilla janë vërtet shembullore, sidomos në rast se retorika elektorale shndërrohet shpejt në realitet. Angela Merkel ka theksuar vazhdimisht se parim i kabinetit të saj të mundshëm do të jetë "e vërteta". Pikërisht ndjekja e këtij parimi do të jetë edhe një nga kriteret për matjet e punës së saj."

Në lidhje me programet elektorale të partive gjermane në gazetën "Berliner Zeitung" lexojmë:

"Partia socialdemokrate, ekologjistët dhe Partia e re e majtë po u premtojnë zgjedhësve të pamundurën: paga më të larta, më shumë ndihmë sociale, kompensime për familjet, shkolla më të mira, më tepër para për shkencën. Por manifesti elektoral i socialdemokratëve është formuluar që në fillim si programi i një partie në opozitë.

Programi i CDU-së dhe CSU-së mban emrin "Program për qeverisjen" dhe në të gjendet kjo fjali për t'u shënuar: "Themi ç'duam të bëjmë dhe bëjmë çfarë themi - qartësia dhe besueshmëria duhet të kthehen sërish në maksima të veprimit politik." Na mbetet vetëm të shpresojmë se Angela Merkel dhe ata që e ndjekin pas të mos kenë guxuar të thonë atë që kanë ndër mend të bëjnë dhe se ata do të bëjnë atë që është e domosdoshme dhe jo ato që thonë tani.

Në fund citojmë nga gazeta "Handelsblatt", e cila i kushton vëmendje përfundimit të referendumit për kushtetutën evropiane të zhvilluar në Luksemburg.

"Kushtetuta evropiane u miratua në Luksemburg me një shumicë të madhe votash dhe Junckeri mund të vazhdojë të qeverisë. Pas dështimit të takimit të nivelit të lartë të BE-së në muajin qershor kjo ngjarje ishte mjaft e mirëpritur për "monsieur Europe". Kjo sepse në këtë takim që zhvillohej nën drejtimin e Junckerit shpërtheu një luftë mes Britanisë së Madhe nga njera anë dhe Gjermanisë dhe Francës nga ana tjetër. Junckeri u bashkua me palën gjermano-franceze dhe në rast se referendumi në Luksemburg do të kishte dështuar, atëhere fitorja e Tony Blairit do të ishte perfekte. Kushtetuta evropiane do të kishte dështuar një herë e përgjithmonë dhe bashkë me të do të ishte varrosur edhe projekti i një Evrope politike. Por lufta vazhdon, sepse "Po-ja" e luksemburgasve do të thotë vetëm një pauzë. Edhe pse prej përfundimit të këtij referendumi kushtetuta evropiane, e cila shoqërohet me shumë pro dhe kundra, mori një lloj mbështetjeje, ky referendum sigurisht nuk ndryshon gjë në diagnozën e krizës së rëndë politike qe ka përfshirë Evropën."

  • Data 11.07.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruk
  • Data 11.07.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruk