Prodi para një sfide të vështirë | Evropa | DW | 28.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Prodi para një sfide të vështirë

Sot në Romë për herë të parë mblidhet parlamenti i ri italian. Zgjedhjet e 9 dhe 10 prillit rezultuan me një fitore shumë të ngushtë të Aleancës së Qendrës së Majtë të drejtuar nga Romano Prodi. Prodi është kandidati për postin e kryeministrit. Por në mbledhjen e sotme të dy dhomave të parlamentit italian pritet të shihet se ç'mbështetje gëzon Prodi vërtetë.

Kryeministri i ardhshëm italian, Romano Prodi?

Kryeministri i ardhshëm italian, Romano Prodi?

Eshtë ky testi i parë i vështirë për fituesin e zgjedhjeve Romano Prodi. Këtë të premte lideri i Aleancës së Qendrës së majtë duhet të dëshmojë se në të dyja dhomat e parlamentit ka me të vërtetë mbështetjen e shumicës.

Nëse Prodi arrin që të kaloj kandidatët e tij në zgjedhjen e presidentëve të parlamentit atëherë presidenti i vendit Çiampi mund ta ngarkoj atë, që në ditët e ardhshme me formimin e kabinetit të ri qeveritar. Por në rast se koalicioni i Qendrës së majtë nuk do të arrij të fitoj shumicën në njërën prej dhomave të parlamentit atëherë Prodi, tre javë pas fitimit me një rezultat të ngushtë të zgjedhjeve do të ndodhet para një pirgu rrënojash. Aleanca e tij ka treguar që në votimin e parë me rëndësi se nuk është e aftë për veprim. Në këtë mënyrë, ende ushtruesi i detyrës së kryeministrit Silvio Berluskoni del sërish ngadhënjimtar politik.

Para një sprove të vështirë Prodi ndodhet sidomos në senat. Këtu, në mesin e senatorëve ai ka një shumicë të ngushtë prej vetëm dy votash. Në senat janë edhe shtatë senatorë të përjetshëm të cilët pjesërisht ende nuk kanë vendosur se a do të votojnë për kandidatin e Prodit, Franko Marini apo për kandidatin e Berluskonit, ish-kryeministrin Gjulio Andreoti. Zgjedhja në senat sipas zëvendëskryeministrit Xhanfranko Fini është në njëfarë mënyre votbesimi i parakohshëm për Prodin.

"Mendoj se nëse nuk zgjidhet Marini atëherë kjo do të paraqiste qarkun e parë të shkurtër për shumicën në numër në parlament e cila duhet të dëshmoj, ende se është një shumicë politike", tha Fini.

Për dallim në dhomën e deputetëve Prodi, nuk pritet të ketë ndonjë vështirësi. Koalicioni i tij aty ka shumicën me 67 ulëse, kandidat i Aleancës së Qendrës së majtë është komunisti i vjetër Fausto Bertinotti.

Berluskoni sot do të ulet në një ulëse të thjeshtë deputeti. Edhe pse ai nuk do t'i njohë rezultatet e zgjedhjeve. Gazetat italiane njoftojnë se Berluskoni ka paralajmëruar në qarqe të ngushta, se do të insistoj në kontrollimin e mëtejshëm të fletëvotimeve. Në opinion Berluskoni nuk është shprehur, që prej shpalljes së vendimit se Prodi ka fituar zyrtarisht zgjedhjet parlamentare në Itali.

Shefi i Partisë së Berluskonit 'Forca Italia' Sandro Bondi, i vlerësoi dje zgjedhjet si të parregullta dhe kritikoi që Aleanca e Qendrës së Majtë kërkon që kryetarët e dy dhomave të parlamentit të jenë nga radhët e saj.

"Ne kemi para nesh një Aleancë politike të të majtëve e cila nuk fituar zgjedhjet në mënyrë të rregulltë dhe nuk ka shumicën e vërtetë në parlament. Ajo tregon që tani me shtrembërimet institucionale fytyrën e saj kërcënuese dhe joliberale", tha Bondi.

Prodi nga ana tjetër është i bindur se koalicioni i tij do të arrij sot të kalojë testin e parë.

  • Data 28.04.2006
  • Autor Jörg Seiselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBI
  • Data 28.04.2006
  • Autor Jörg Seiselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBI