1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi i rindërtimit të kishave serbe në Kosovë në rrugën e duhur

Bekim Shehu21 Nëntor 2006

Autoritetet e Këshillit të Evropës, vlerësojnë pozitivisht punën që bo bëhet në Kosovë për rindërtimin e Kishave dhe Manastireve ortodokse serbe në Kosovë të dëmtuara gjatë trazirave të marsit.

https://p.dw.com/p/Arb1
Katedrale serbe, Prishtine
Katedrale serbe, PrishtineFotografi: AP

Komisioni për implementimin e projektit të rindërtimit të kishave dhe manastireve ortodokse serbe të dëmtuara gjatë trazirave të dhunshme të marsit të vitit 2004, konstatoi se, procesi i rindërtimit është duke vazhduar me një dinamikë të shtuar. Ky proces është ndarë në disa faza dhe pritet të përfundojë gjatë vitit 2007. Punët e tanishme që janë paraparë të përfundojnë gjatë këtij viti, janë fokusuar në përforcimet e strukturave të jashtme te kishave dhe
manastireve.

Për këtë janë shpenzuar 2.3 milionë euro. Të gjitha këto fonde janë ndarë nga qeveria e Kosovës, ndërsa janë menaxhuar nga komisioni ndërkombëtare për implemenitimin e projektit i themeluar nga Këshilli i Evropës. Zurab Sakatqvilli, përfaqësues i Këshillit të Evropës për Kosovën, shprehet se, Këshilli i Evropës e vlerëson lart bashkëpunimin ndëmjet ministrisë së kulturës, autoriteteve lokale ku po zhvillohet procesi i rindërtimit dhe mbështetjen e komuniteve. Kjo tregon se të gjitha etnitetet në Kosovë janë të brengosur për gjendjen e Kishave dhe Manastireve. Kjo tregohet edhe me faktin që në procesin e rindërtimit të kishave dhe Manastireve janë të përfshira shumë kompani shqiptare dhe serbe që do të thotë se komunitetet në Kosovë mund të afrohen njëri me tjetrin për një qëllim, përfundon Zurab Sakaqvilli.

Në Kosovë gjatë trazirave të dhunshme të marsit të vitit 2004, u dëmtuan gjithsej 36 objekte fetare të besimit ortodoks serb. Punët e restaurimit te strukturave të jashtme të kishave dhe manastireve janë në përfundim. Mirëpo, nevojitet edhe në buxhet shtesë për rindërtimin dhe konsolidimin e pikturave murale brenda kishave dhe manastireve. Për këtë kërkohen edhe 2.9 milionë euro, disa nga të cilat duhet të sigurohen nga qeveria e Kosovës dhe një pjesë në donatorët e jashtëm.

Për të mbikqyrur tërë procesin e rindërtimit të kishave dhe manastireve ortodokse serbe në Kosovë, është themeluar një komision me ekspertë ndërkombëtar. Këshilli i Evropës është zotuar se në bashkëpunim me faktorët kosovar të përfundojë punët në rindërimin e kishave dhe manastireve ortodoske serbe në Kosovë deri në fund të vitit 2007.