1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procedim penal kundër Presidentit të FIFA-s

31 Korrik 2020

Prokuroria zvicerane ka filluar një procedim penal kundër Presidentit të FIFA-s. Fjala është për takime sekrete midis Gianni Infantinos dhe drejtuesit të Prokurorisë Federale të Zvicrës, Michael Lauber.

https://p.dw.com/p/3gCXL
Schweiz Lausanne | FIFA President Gianni Infantino wird Mitglied des IOC
Fotografi: Getty Images/AFP/F. Coffrini

Siç raportohet nga autoriteti mbikëqyrës i Prokurorisë Federale në Bernë, bashkë me Infantinon akuzohet edhe një prokuror i lartë, i cili po ashtu thuhet se ka qenë i pranishëm në takime. Një vit pas rizgjedhjes së tij si Presidentit të FIFA-s, Infantino i duhet ende të japë shpjegime. Tre takimet e pa protokolluara janë zhvilluar në vitin 2016 dhe 2017, kur prokuroria zvicerane po hetonte ndaj FIFA-s për korrupsion. Hetimi përfshin ndër të tjera edhe vendimin për zhvillimin e Kampionatit Botëror 2018 në Rusi dhe atë 2022 në Katar. Takimet thuhet, se janë zhvilluar me kërkesë të Infantinos.

FIFA-Inspektionsreise in Katar
Pamje nga vizita inspektuese e FIFA-s në KatarFotografi: picture-alliance/dpa/Stringer

Në fillim të qershorit Federata Botërore e Futbollit i hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër presidentit 50-vjeçar të FIFA-a. Infantino "me siguri nuk ka bërë asgjë të gabuar duke takuar zotin Lauber. Nuk është vepër penale të takosh Prokurorin Federal dhe takime të tilla nuk janë gjë e jashtäzakonshme. Gianni Infantino donte t'u ofronte autoriteteve zvicerane çdo lloj mbështetje," u tha në atë kohë.

Edhe kryeprokurori Lauber nën presion

Procedime penale do të hapen edhe për Michael Lauber. 54-vjeçari është ende në detyrë deri në fund të janarit 2021 dhe për këtë arsye gëzon imunitet nga ndjekja penale. Për këtë arsye prokurori i posaçëm i caktuar për këtë çështje i kërkoi parlamentit t'i heqë kryeprokurorit Laubner imunitetin.

Schweiz Bundesanwalt Michael Lauber
Michael LauberFotografi: picture-alliance/Keystone/P. Schneider

"Prokurori i posaçëm ka arritur në përfundimin se ka shenja për veprime të dënueshme në lidhje me takimet midis Prokurorit Federal Michael Lauber, Presidentit të FIFA-s dhe Prokurorit të Lartë të kantonit Valis", tha autoriteti mbikëqyrës. Bëhet fjalë për shpërdorim detyre, shkelje të sekretit zyrtar, favorizim dhe nxitje për këto vepra penale. Lauberi dha dorëheqjen pasi autoriteti rregullator e kishte qortuar për shkak të takimit dhe e akuzoi atë për shkelje në detyrë dhe deklarata të rreme. Ai i hodhi poshtë akuzat.