1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Problemi i Afganistanit është problem ndërkombëtar

Ratbil Shamel23 Maj 2005

Presidenti afgan Karsai shkon për vizitë në SHBA

https://p.dw.com/p/ArPC

Sot presidenti afgan Hamid Karsai shkon në SHBA. Gjëra shumë të mira nuk do të mund t´i raportojë homologut amerikan Xhorxh Bush, sepse lajmet nga vendi i tij janë shokuese. Demonstrata antiamerikane, vrasje të punonjësve të organizatave humanitare dhe rrëmbimi i një italianeje në kryeqytetin Kabul janë ngjarjet e fundit që kanë tërhequr vemendjen. Disa organizata humanitare porositin biles që të kihet kujdes se në Afganistan mund të ndryshonte situata dhe prandaj mendojnë të tërheqin punonjësit e tyre që andej. A ka dështuar puna e 20 000 ushtarëve të huaj dhe disa mijëra ndihmësve civilë, ndër ta e shumë gjermanëve vitet e fundit? A nuk e ka përmirësuar jetën e njerëzve në Afganistan angazhimi ndërkombëtar nën drejtimin e amerikanëve dhe ndihmat miliardëshe? Vrasje me gurë për shkak të tradhëtisë bashkëshortore, korrupsion në të gjitha nivelet e shtetit, arbitraritet i autoriteteve dhe demonstrata antiamerikane fjala nuk është vetëm për kohën e talibanëve në Afganistan e gjitha ndodh sot në vitin e katërt pas rrëzimit të rregjimi radikal islamik. Prodhimi i opiumit në "Afganistanin e çliruar" arrin shuma rekord, thuajse çdo ditë vijnë njerëz të pafajshëm thuajse çdo ditë vriten njerëz të pafajshem, të cilët ngatërrohen në luftën e trupave amerikane kunder grupeve të përçara të talibanëve. Shpesh për një civil të vrarë afgan jepet një dëmshperblim prej jo më shumë se 300 dollarësh. A është e vertetë se katër vjet pas rrëzimit të talibanëve në Afganistan nuk ka përmirësim të gjendjes politike dhe ekonomike?
"Jo, jo është krejt ndryshe" thotë eksperti afgan i politikës Assdullah Walwalgi. Për të nuk kanë rëndësi vetëm titujt e gazateve. Ai bën një përshkrim krejt tjetër të katër viteve të fundit.
"Gjendja në Afganistan përmirësohet nga dita në ditë. Edhe pse qeveria e Hamid Karsait ka marrë një rol thuajse vëzhguesi, njerëzit në vend dhe sidomos trupat nderkombetare ndihmojnë që jeta në Afganistan të bëhet përseri e durueshme."
Walwalgi paraljamëron të kihet kujdes nga hapat e nxituar. Po thotë ai sigurisht që vendi i tij ka shumë probleme, por edhe kunder kesaj gjendje po luftohet. Pas 23 vjetesh lufte Afganistani ka më në fund një perspektivë për të ardhmen. Kushtetuta e re e vendit deri diku demokratike, zgjedhjet presidenciale dhe një liri shtypi e pashembullt për këtë vend, për Walwalgin keto janë suksese pas rrëzimit të talibanëve.
Të të njëjtit mendim me Walwagin janë edhe intelektualët dhe aktoret politikë. Ata të gjithe e vlerësojnë kohën pas rrëzimit të talibanëve si pozitive, edhe pse e akuzojnë qeverinë e Karsait për ngathtësi. Por intelektualët afgane, të cilët ndodhen ende në mergim në perendim, kanë mendim krejt tjetër. Si psh Saburullah Siasang, një intelektual drejtues nga Kanadaja.
"Në Afganistan sundon një qeveri e paligjshme e mbeshtetur nga Amerika."
Si ai edhe shumë afganë të tjerë të shkolluar në perendim refuzojnë të kthehen në vendin e tyre dhe të ndihmojnë në rindertimin e vendit. Ata nuk duan të punojnë në një vend të pushtuar. Por kjo grindje e intelektualëve është e pakuptimtë për popullsinë afgane. Për të vlen deviza. Ai që na sjell paqen, atë e pranojmë. Edhe paqen e brishtë të viteve të fundit populli e vlereson shumë. Që rindërtimi i vendit megjithë të gjitha planifiket e gabuara e ka përmirësuar gjendjen ekonomike, ata e lidhin me angazhimin ushtarak dhe civile të bashkësisë nderkombetare në Afganistan. Edhe në lindje të vendit, kur para pak kohe pati protesta të përgjakshme antiamerikane për shkak të një artikulli për demtimet e Kuranit në Guantanamo, njerëzit duan që trupat nderkombetare të qëndrojnë në vend. Mirghulam Talasch, një reporter lokal nga Xhalalabadi thotë
"Njerezit janë të kënaqur me prezencen dhe ndihmat e amerikanëve për rindertim."
Për politologun Walwalgi nuk ka nderkohe alternative tjetër përveç bashkepunimit të ngushte ndermjet Afganistanit dhe bashkesisë ndërkombëtare. Që në Afganistan ndertohen shkolla, universitete, spitale, fabrika dhe rrugë dhe jo kampe terroristesh, tregon se puna në Afganistan dhe për Afganistanin nuk ka qenë e kotë. Ai nuk do të besojë se bashkësia ndërkombëtare ndoshta mund ta harronte së shpejti përsëri Afganistanin.
"Problemi i Afganistanit është problem ndërkombëtar. Nqs trupat nderkombëtare do të largohen nga Afganistani, ne do të ktheheshim në situatën fillestare. Gjendja do të përkeqësohej në moment. Luftimet e bandave dhe terroristeve do të jepnin pamjen jetës së përditshme."