1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prioritetet e misionit të ardhshëm të BE-së në Kosovë

Bekim Shehu20 Dhjetor 2006

Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, u shprehën në Prishtinë se misioni i ardhshëm i BE-së, pas zgjidhjes së statusit do të jetë një mision ndërkombëtar. Misioni i BE-së në Kosovë nuk do ta zëvendësojë UNMIK-un.

https://p.dw.com/p/AraE
Bashkimi Evropian, Bruksel
Bashkimi Evropian, BrukselFotografi: AP

Përfaqësuesit e BE-së, në Kosovë, thanë se prania ndërkombëtare në Kosovë pas zgjidhjes së statusit, do të jetë ndryshe nga prania e deritashme dhe ajo do të jetë në funksion të integrimit të Kosovës në strukturat eurotlantike. Sipas tyre, misioni i ardhshëm i BE-së, do të ketë disa elemente përbërëse.

Një zyrë civile që do të vëzhgojë zbatimin e statusit, një mision për sundimin e ligjit, praninë e OSBE-së, praninë ushtarake të NATO-s, dhe një angazhim për ndërtimin e kapaciteteve nga Komisioni Evropian. Këto deklarata, përfaqësuesit e BE-së në Kosovë i bënë në një takim me gazetar të fundit për këtë vit.

Torbjorn Solstrom, është derguari i Havier Solanës në Kosovë: E para misioni i ardhshëm i BE-së, do të jetë një mision ndërkombëtar, ku do të përfshihen edhe partner tjerë, në mënyrë të vecantë SHBA-së dhe jo vetëm mekanizmat e BE-së. E dyta misioni i ardhshëm ndërkombëtar nuk do ta zëvëndësojë UNMIK-un dhe e treta është se misioni ndërkombëtar në Kosovën e passtatusit, nuk do ta kopjojë misionin në Bosnjë, thotë Solstrom. Gjithashtu ai shprehet se prania e ardhshme civile do të ketë hapësirë ndërhyrëse për funksionimin e institucioneve të Kosovës, ngjajshëm me atë çfarë ishte në Bosnjë, por dallimi është se kjo prani nuk do të jetë ligjvënëse, sic ishte UNMIK-u deri tash.

Në Kosovë, ndërkohë që nga fillimi i këtij viti, po qëndrojnë ekpertë të BE-së, të cilët po planifikojnë se si do të duket misioni dhe në çfarë fushash do të jetë përgjegjës. Casper Clynge udhëheq ekipin e ekpertëve: Ne po planifikojmë që misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë, të jetë i fokusuar në rend dhe ligj, që do të thotë, do të jetë përgjegjës për policinë, sistemtin gjyqësor dhe doganat. Ky mision pa dyshim që do të jetë i përkoshëm, mirëpo, do të zgjasë për aq kohë sa institucionet e Kosovës do të dëshomojnë se janë të gatshme të respektojnë në tërësi rendin dhe ligjin, thotë Casper Clunge.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, nga ana e tyre, janë shprehur në favor të një pranie të lehtë civile, ndërkombëtare pas zgjidhjes së statusit, mirëpo jo që ky mision, të jetë përsëritje e përvojave të deritashme, në Kosovë apo në rajon. Ata thonë se, se prania e ardhshme ndërkombëtare duhet të shfrytëzohet pos të tjerash edhe për bashkimin e tërësisë së saj tokësore dhe për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese euroatlantike.