1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prioritet- numërimi i votave në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri

Deutsche Welle/Shqip18 Gusht 2005

Përsëritja e zgjedhjeve kësaj të diele në tre zona elektorale në Shqipëri është shumë e rëndësishme në zbatimin e parimeve të demokracisë për të mos dhunuar vullnetin e zgjedhësve. Në këtë kuptim pavarësisht, se rezultati nuk mund të ndryshojë raportin e forcave në parlament, organizmat ndërkombëtare dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i kushtojnë një vëmendje maksimale shmangjes së parregullsive që çuan në këto votime

https://p.dw.com/p/Aqtg
Zgjedhës duke kërkuar emrat e tyre në listat zgjedhore
Zgjedhës duke kërkuar emrat e tyre në listat zgjedhoreFotografi: OSZE

80 mijë zgjedhës do t'i drejtohen kutive të votimit këtë të dielë, në tre zona elektorale, 2, 64 dhe 90. Ky votim është tepër i rëndësishëm nga pikëpamja e votës së lirë dhe demokratike. Përsëritja tregon, se dhunimi që ju bë këtij vullneti në tre korrik, në tre zona është i patolerueshëm nga institucionet demokratike, që treguan, se kësaj here funksinojnë edhe në Shqipëri të pavaruara nga politika. Komisioni Qendror i zgjedhjeve dhe organizmat ndërkombëtare janë të angazhuara që në votimin e kësaj të diele, të mos përsëriten parregullsitë që çuan në përsëritjen e zgjedhjeve. Në zgjedhjet në tre zona elektorale do të ketë një përforcim të vëzhgimit edhe nga ana e ndërkombëtarëve.

Erton Sinani, zëdhënës i KQZ- shprehet se vëmendja do të jetë maksimale. Komisionet e zonave zgjedhore janë ngritur, thekson ai për Deutsche Welle. Këto ditë bëhet edhe ngritja e qendrave të votimit. Mbetemi me shpresë, se partitë politike do të tregojnë këtë radhë atë vullnet politik të munguar, që çoi në moshapjen e një serie qendrash votimi në zonën 2, dhe që çuan në probleme organizative dhe teknike për procesin e numërimit në zonën 64 dhe 90.

Erton Sinani deklaron se, KQZ-ja do të tregojë vëmendje të veçantë në procesin e numërimit, krahas përparësisë që do të ketë procesi i hapjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve në zonat e përmendura.