Prezantohet raporti për aktivitetet e CIA-s në Evropë | Bota | DW | 06.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Prezantohet raporti për aktivitetet e CIA-s në Evropë

Parlamenti Evropian akuzon Shërbimet e Fshehta amerikane për arrestime kundërligjore, dëbime si dhe rrëmbime të personave të dyshuar për terroristë

Eurodeputeti italian, Xhovani Klaudia Fava

Eurodeputeti italian, Xhovani Klaudia Fava

Puna e Komisionit të posaçëm të Parlamentit Evropian për aktivitetet e CIA-s në Evropë do të vazhdojë siç ishte planfikuar më parë deri në fund të vitit. Parlamenti vazhdoi në Strasburg mandatin përkatës dhe miratoi një raport jopërfundimtar të Komisionit në të cilin ngrihen akuza masive kundër Shërbimit të Fshehtë amerikan dhe disa vendeve anëtare të BE-së, në mesin e tyre edhe Gjermania. Raportuesi përgjegjës i Parlamentit, socialisti italian Xhovani Klaudia Fava tha se pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe të të goditurëve Komisioni ka arritur të mbledh fakte të qarta: "Ne kemi rikonstruktuar në imtësi më tepër se një mijë fluturime. Bëhet fjalë për një sistem kompleks dhe kinse firma të cilat mirren me transportimin e materialit dhe njerëzve. Por kjo nuk ishte e tëra. Janë rrëmbyer njerëz si Kaled Al-Masri e shumë e shumë të tjerë", sqaron Fava. Gjermani Kaled Al-Masri me prejardhje nga Libani i ka sqaruar Komisionit se si është rrëmbyer nga CIA në Maqedoni dhe është dërguar në Afganistan ku është keqtrajtuar për muaj të tërë. Autoritetet gjermane sipas Komisionit për CIA-n kanë provuar të fshehin rastin e Al-Masrit. Ndërkohë është duke hetuar edhe prokuroria gjermane. Po ashtu një Komisioni hetimor i Bundestagut gjerman është duke u marrë me këtë rast. Megjithatë në debatin parlamentar evropian diskutabile është çështja se sa bien ndesh me të drejtën e Bashkimit Evropian fluturimet e CIA-s me të cilat janë transportuar të burgosuritë. Konservatori italian, Jas Gavronski nga Forca Italia: "Raporti i praznatuar është tejet tendencioz për shkak se merr në konsideratë vetëm pikëpamjet kritike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklaratat lehtësuese si përshembull të të ngarkuarit të posaçëm të BE-së me politikën e jashtme Havier Solana dhe koordinatorit anti-terror de Vries siç duket nuk janë përshtatur në konceptin e të majtëve". nënvizon Gavronski. Deputetët polak thanë se Komisioni nuk ka dëshmi për ekzistencën e burgjeve të CIA-s në Poloni dhe Rumani. Ndërkaq socialdemokrati gjerman Volfgang Krajsl-Dërfler u shpreh se lufta kundër terrorizmit nuk justifikohet me të gjitha mjetet, as për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: "Desha të theksoj dhe ta bëj të qartë që askush në grupimin tonë nuk është kundër luftimit të përbashkët të terrorizmit. Ne jemi të mendimit se kjo nuk duhet të bëhet me armët e njëjta siç e bëjnë terroristët por me mjete ligjore dhe sipas parimeve morale të cilat ne i theksojmë gjithandej në botë dhe mund të jemi krenar për to", thotë Krajsl-Dërfler. Ndërsa komisioneri i Bashkimit Evropian për politikën e brendshme, Franko Fratini u angazhua që të dhënat e Komisionit Parlamentar të mirren seriozisht dhe të fillohet me reformimin e shërbimit të fshehtë evropian: "Reformat e Shërbimeve të fshehta bien në fushën e përgjegësive të vendeve anëtare por unë besoj që ne mund të vërtetojmë nëse është e mundur më tepër transparencë kundrejt irganeve evropiane dhe një koordinim i aktiviteteve të shërbimeve të fshehta në përgjegjësi të drejtpërdrejt të kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve anëtare të BE-së", tha Fratini.
  • Data 06.07.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL4
  • Data 06.07.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL4
Reklamë