1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prezantohet mirë në terren të vështirë

Daniel Scheschkewitz30 Nëntor 2005

Vizita e parë e Steimeierit në SHBA

https://p.dw.com/p/AqhS
Steinmeier tek Rice
Steinmeier tek RiceFotografi: dpa

Dita e parë e Steinmeierit si ministër i ri i jashtëm në Uashington nuk ishte me yll të mirë. Lajmi për rrëmbimin e arkeologes gjermane në Irak e detyroi që gjithë ditën të zhvillonte konferenca telefonike me shtabin diplomatik të krizës në Berlin. Përveç kesaj tani është varësia nga ndihma logjistike e amerikaneve pikërisht në atë pikë, ku është refuzuar që të bëhen me ta në momentin e duhur. Kësaj iu shtuan edhe njoftimet e fundit për transportet e fshehta të të burgosurve nga CIA në Evropë, për të cilat thuhet se janë shfrytezuar edhe aeroportet gjermane. Një terren tepër delikat për një vizitë, në të cilën steinmeier diti të jetë bindes përmes mënyres së tij të qete e diplomatike dhe profesionalitetit.
Amerikanët ofruan menjëherë ndihmën për sqarimin e pengmarrjes. Njohja e terrenit dhe kontaktet në Irak mund të shpetojnë jetë njerëzish. Me shumë se afera e pengmarrjes fakti se si u veprua me temën e tranporteve të të burgosurve, tregon se marrëdhëniet gjermano-amerikane janë rënduar sërish. Steinmeier mundi ta parashtrojë këtë temë pa problem dhe homologja e tij amerikane i garantoi atij një sqarim të shpejtë të evropianëve. Se si do të jetë ai duhet të pritet dhe pastaj të vleresohet. Por jo para shumë kohe Uashingtoni pat penguar cdo perzierje të Gjermanisë në ketë temë. Nderkohe shqetesimet dhe hallet e evropiane në çeshtjen e të drejtave të njeriut merren serish seriozisht. Vullneti i mirë i të dy paleve nuk është i rastit. Shtimi i presionit të opinionit publik amerikan për të terhequr sa më parë trupat e veta nga Iraku e detyron qeverinë e Xhorxh Bushit që të kerkojë mbështetje tek aleatët. Sepse pa Naton nuk do të ketë lehtesim të vertetë për SHBA në Irak. Për këtë arsye Gjermania nuk duhet të heqë dore nga hezitimi për të derguar trupat e veta në Irak. Mbeshtetja e kualifikimmit të ushtrisë irakiane është se paku po aq e rëndësishme, fundja irakianët duhet të behen të zotët për ta kontrolluar vetë vendin e tyre. E njëjta gje vlen të thuhet edhe për bisedimet me Iranin. Vetem me ndihmen e evropianeve dhe mbeshtetjen e fortë të Rusisë mund të arrihet, që Irani të distancohet nga planet e tij ambicioze atomare. Suksesi i iniciativës diplomatike nuk dihet, por pa presionin e përbashket evropiano-amerikan, Teherani as që do të lëvizë nga vendi.
Ne se Frank-Walter Steinmeier ndjek në marrëdhëniet transatlantike kursin kritik ndaj Amerikës të shefit të tij të meparshem Gerhard Schrëder, apo kursin e raporteve më të ngushta të Angela Merkelit kjo është një problem i gjatë. Situata në bote i detyron të dyja palet që të bashkëpunojnë. Që dialogu i arsyeshem objektiv, me ton miqësor është më i frytshem se sa nervozizmi agresiv kete e ka dëshmuar ministri i ri i jashtem gjerman.