Presidentit kinez Hu Jin Tao në Berlin | FOKUS | DW | 11.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Presidentit kinez Hu Jin Tao në Berlin

Përfaqësues të ekonomisë së të dyjave vendeve nënshkruan pesë marrëveshje ekonomike si dhe një marrëveshje kulturore.

Hu Jintao dhe Horst Köhler

Hu Jintao dhe Horst Köhler


Si presidenti kinez edhe ai gjerman u shprehën për thellimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Presidenti kinez vendosi gjatë vizitës së tij në Berlin edhe gurin e themelit, për ngritjen e qendrës së parë kulturore kineze në Gjermani. "Në interesin e të dyja vendeve tona është që t'i thellojmë më tej marrëdhëniet" - tha Hu.

Kurse presidenti gjerman Këhler theksoi: "Unë shpresoj shumë nga veprimtaria e kësaj qendre të dialogut kinezo-gjerman. E reja e kësaj qendre është, se në të do të takohen qytetarët e thjeshtë të dy vendeve tona dhe jo vetëm ata që ushtrojnë detyra shtetërore. Artistë, gazetarë, shkencëtare dhe biznesmenë nga të dyja vendet mund të diskutojnë dhe të mësojnë nga njeri-tjetri."

Presidenti gjerman e lavdëroi qeverinë e Pekinit për sukseset e saj në luftimin e varfërisë. Politika e hapjes së vendit, tha Këhler, ka bërë që miliona njerëz në Kinë të jetojnë sot më mirë.

Në fjalimin e tij Këhler gjeti edhe fjalë qortuese në drejtim të politikës Kineze. Ekonomia lulëzon më mirë, kur lulëzojnë edhe të drejtat dhe liritë e njeriut tha Këhler:

"Ne dimë se gjithçka ka nevojë për kohën ne vet dhe kemi mirëkuptim për rrugën individuale që ndjek Kina. Por ne e dimë gjithashtu se dëshira e njerëzve për të jetuar në liri është universale dhe e sanksionuar edhe në Kartën e OKB-së." - theksoi Këhler.

  • Data 11.11.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhn
  • Data 11.11.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhn