Presidenti Trump: Përgëzojmë Shqipërinë për dëbimin e Ambasadorit të Iranit | Ballkani | DW | 20.12.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Presidenti Trump: Përgëzojmë Shqipërinë për dëbimin e Ambasadorit të Iranit

Presidenti i SHBA, Trump përgëzoi të enjten ( 20.12.2018) Shqipërinë për dëbimin e ambasadorit të Iranit dhe një diplomati tjetër Iranian që akuzohen për komplote terroriste në Shqipëri.

Në një letër të presidentit amerikan, Donald Trump vlerwsohet hapi i Shqipërisë që dëboi Ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër iranian nga vendi. Trump në letrën e tij thekson se "komploti terrorist i regjimit iranian  në tokën shqiptare, kërcënon sigurinë evropiane.”

Lajmi i dëbimit u bë i njohur të mërkurën në mbrëmje (19.12) nga një postim në median sociale i John Bolton, Këshilltar i Sigurimit Kombëtar të SHBA. "Kryeministri Edi Rama i Shqipërisë dëboi ambasadorin iranian, duke u sinjalizuar liderëve iranianë, se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë me kryeministrin Rama dhe me popullin shqiptar, ndërsa ata qëndrojnë në sjelljet e pakujdesshme të Iranit në Evropë dhe në të gjithë globin " thekson Bolton në postimin  e tij në Twitter. Letra e Presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama është bërë publike të enjten nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Mesazh i qartë: veprimet terroriste të papranueshme dhe  të patolerueshme

Presidenti amerikan Trump e cilëson Shqipërinë aleate strategjike të SHBA në letrën e  tij duke theksuar, se "Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t'i dërguar një mesazh të qartë Iranit, se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik.”

Në letrën e tij Presidenti Trump ҫmon ”përpjekjet e palëkundura për t'iu kundërvënë Iranit dhe kundërpërgjigjur veprimeve dhe përpjekjeve të tij destabilizuese për t'iu mbyllur gojën disidentëve anembanë globit.”