1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti rus Vlladimir Putin viziton Izraelin

Ingo Meinteufel27 Prill 2005

Presidenti rus Vlladimir Putin fillon sot pasdite një vizitë dyditore në Izrael. Putin do të jetë presidenti i parë rus që viziton Izraelin prej revolucionit të tetorit. Edhe pse simbolika e kësaj vizite pasqyron sërish marrdhëniet bilaterale historikisht të mira ajo nuk është krejt pa probleme siç tregon rasti i mbështetjes ruse për ngritjen e një centrali bërthamor në Iran.

https://p.dw.com/p/ArPa
Presidenti rus, Vlladimir Putin
Presidenti rus, Vlladimir PutinFotografi: AP

Vizita dyditore e presidentit rus Vladimir Putin në Izrael është një ngjarje historike në marrëdhëniet ruso-izraelite. Kjo është hera e parë prej revolucionit të tetorit që një burrështetas rus viziton Izraelin. Paraardhësit e Putinit, Michael Gorbatçov dhe Boris Jelcin patën vizituar Izraelin vetëm pas përfundimit të mandatit të tyre si president. Vizita e Putinit vë në pah një kthesë tjetër në politikën e jashtme ruse.

Pas luftës së dytë botërore Bashkimi Sovjetik fillimisht bënte pjesë tek përkrahësit më intenziv të Izraelit. Megjithatë kjo ndryshoi në kohën e "luftës së ftohtë" kur Moska filloi të mbështes masivisht në aspektin ushtarak dhe ekonomik vendet arabe. Roli si fuqi mbrojtëse e arabëve shkoi aq larg sa Bashkimi Sovjetik në vitin 1967 pas luftës gjashtë ditore ndërpreu marrëdhniet me Izraelin. Ato u rivendosën sërish tek në vitin 1991. Që atëherë raportet ruso-izraelite janë çtensionuar dukshëm. Kjo për faktin se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik u vyshken edhe resurset ekonomike dhe ushtarake si dhe vet forcat ideologjike për një politikë pro-arabe në Lindjen e Mesme.

Në këtë mënyrë Izraeli prej vitit 1991 u kthye në një partner të rëndësishëm tregtar për Rusinë në rajon, pa përjashtuar bashkëpunimin në rrafshin e industrisë ushtarake. Komponent ekonomiko-politik në marrëdhëniet bilaterale sipas pikëpamjeve të Putinit është që brenda disa vitesh Rusia të dyfishoj prodhimet bruto në vend. Konflikti në Çeçeni dhe kërcënimi nga terrositët radikalo-islamik ofrojnë edhe më shumë shërbimet e sigurimit të këtyre dy vendeve.

Në përmirësimin e marrëdhënieve ndikim të veçantë kanë patur para së gjithash rreth një milionë emigrantët hebrenj rusishtfolës nga Bashkimi i atëhershëm Sovjetik. Kjo për faktin se emigrantët ruajtën traditat ruse dhe vazhduan të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë e tyre në vendlindje. Në këtë mënyrë edhe sot e kësaj dite shkëmbimet mes shoqërisë ruso-izraelite janë shumë aktive. Putin bile shkoi shumë larg kur para ca kohësh në një intervistë e quajti Izraelin si vend me gjuhë ruse.

Sidoqë të jetë marrëdhëniet bilaterale nuk janë krejt pa probleme. Rusia do të eksportoj raketat e mbrojtjes kundërajrore të tipit SA-18 IGLA në Siri, siç thuhet në Moskë pa rrezikuar sigurinë e Izraelit. Por izraelitët këtë e shohin pak më ndryshe. Me mospajtim shihet në Izrael edhe mbështetja ruse për ngritjen e një centrali bërthamor në Iran.

Politikanët izraelit janë të shqetësuar edhe për paraqitjet antisemitiste dhe aktet e dhunës në Rusi. Putin dhe përfaqësues tjerë qeveritar kanë dënuar ashpër tendencat e këtilla. Megjithatë autoritetet e sigurimit dhe burokracia ruse shpesh nuk tregon vullnetin që të përndjek dhe t`u shqiptoj dënimin e merituar rasteve antisemitiste.