Presidenti rus Putin po qëndron për një vizitë treditore në Kinë | Bota | DW | 14.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti rus Putin po qëndron për një vizitë treditore në Kinë

Një tubacion gazi i shkakton kokëçarje presidentit rus Vlladimir Putin gjatë vizitës së tij në Kinë

Presidenti Putin ne Pekin

Presidenti Putin ne Pekin

Kryetari i shtetit dhe i partisë Hu Jintao priti të enjten në Pekin presidentin rus Vlladimir Putin. Në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, çështjet ndërkombëtare si konflikti bërthamor me Korenë Veriore, Iraku dhe Afganistani si dhe tregtia e eksportimi i energjisë ruse në Kinë.

Të dyja palët duan të nënshkruajnë 14 marrëveshje në mesin e tyre një për kufirin dhe shfrytëzimin dhe përdorimin e rajoneve ndërkufitare. Vizita treditore e presidentit Putin në Kinë ka mbetur nën hijen e zvarritjes së një projekti rus për një tubacion gazsjellësi. Kina dëshiron ngritjen e një tubacioni mnga Sibiria në verilidnje të vendit. Megjithatë siç duket Putin preferon një rrugë tjetër e cila do të furnizonte edhe Japoninë e vendet tjera. Si Kina ashtu edhe Japonia ka nevojë urgjente për derivate të naftës dhe janë kthyer drejt Moskës.

Bumi ekonomik në Kinë ka shtuar nevojat për energjetike. Në dhjetë vitet e kaluara janë dyfishuar nevojat kineze për derivatet e naftës. Pasi që industria e naftës po zhvillohet shumë ngadalë dhe mungojnë resurset e mëdha, nevojat shtesë duhet të importohen nga jashtë. Marrë parasysh këto nevoja kineze për naftë dhe gaz është e kuptueshme që nuk duhet ta pengoj asgjë bashkëpunimin kinezo-rus në këtë fushë. Kjo për faktin se Rusia përkrah Arabisë Saudite është eksportuesi më i madh i derivateve të naftës në botë dhe si fqinj me Kinën ka pozitë shumë të volitshme gjeostrategjike. Megjithatë në njëfarë mënyre Rusia nuk po gjen përgjegjen e drejtë ndaj interesimit kinez.


Ka vite që Rusia premton ngritjen e një tubacioni të ri gazsjellës nga Sibiria në Azi. Në bisedime janë dy opcione: është propzuar një tubacion rreth 2400 kilometra i gjatë prej qytetit Angarsk në Siberi deri në Daqing në Kinë. Një rrugë tjetër e cilë përmendet do të fillonte në qytetit siberian Tajshet përmes portit rus Naxhodka do të mundësote shpërndarjen e derivateve të naftës në Japoni, Korenë Jugore dhe pse jo edhe në bregdetin perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tubacioni për në Oqeanin e qetë do të ishte shumë më i gjatë dhe natyrisht do të kushtonte shumë më shtrenjtë. Por varianti më i lirë do të mundësonte vetëm furnizimin e Kinës. Në këtë mënyrë Pekini do të ndodhej në një pozitë të mirë dhe do të kishte mundësinë që të ndikonte edhe në përcaktimin e çmimit.

Përfaqësues të qeverisë ruse dhe shefat e koncerneve ruse të naftës
deri kanë dalur me deklarata të paqarta rreth asaj se cili tubacion duhet të ndërtohet. Shkaqet për mosvendosmërinë ruse janë para së gjithash interesat e ndryshme të disa grupeve joformale në aparatin shtetëror rus dhe në industrinë ruse të naftës të cilat duan të përfitojnë nga ngritja e këtij tubacioni. Kësaj i shtohen edhe analizat ekonomike se cili prej tubacioneve do të ishte më profitabil dhe cilat fusha të naftës do të jenë të gatshme të ofrojnë kapacitet shtesë për tubacionin e ri. Vendimi po komplikohet edhe më shumë si pasojë e çështjeve politike të sigurisë dhe atyre diplomatike: ngritja e një tubacioni kinez do të kishte pasoja për raportet tradicionale jo të thjeshta ruso-japoneze. Njëkohësisht Kina si superfuqi shikohet nga disa në Rusi si kundërshtar potencial. Që tani shumë rus në Sibri ankohen për numrin e madh të ardhacakëve kinez.

Ndërkohë që zyrtarët shtetëror rus dhe shefat e industrisë së naftës zihen rreth asaj se nga duhet të kaloj tubacioni i ri Kina ka kaluar nga fjalët në vepra. Para disa javësh Kina ka nënshkruar me Kazakistanin ndërtimin e një tubacioni prej qytetit kazak Atasu për në perëndim të Kinës. Përmes këtij rrjeti pastaj është e mundur të kaloj edhe nafta ruse për në Kinë. Se a do të kyçer Rusia në këtë linjë varet prej kushteve, sqaroi Viktor Kristenko, ministri rus për ekonomine energjetike dhe industrinë.

Me vendimin për tubacionin kinez do të tregohet sa është i fortë presidenti Putin në sistemin joformal rus që interesat e ndryshme të burokracisë së tij dhe koncerneve të naftës t`i akordoj me kursin e tij të politikës së jashtme. Ndoshta vizita e tij në Pekin do të qartësoj këto gjëra.

  • Data 14.10.2004
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRz
  • Data 14.10.2004
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRz
Reklamë