Presidenti palestinez Jaser Arafat i nënshtrohet kontrollit mjekësor në Paris | Bota | DW | 30.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti palestinez Jaser Arafat i nënshtrohet kontrollit mjekësor në Paris

Presidenti i sëmurë Jaser Arafat po diagnistikohet nëse ka sëmundjen e leucemisë në gjak. Sot ai filloi t'u nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore në spitalin ushtarak të Parisit. I shoqëruar nga forcat e sigurimit dhe nga truprojet e tij, presidenti Jaser Arafat, gjendja shëndetësore e të cilit është kritike mbërriti të premten në mbrëmje në një spital ushtarak të Parisit. Një avion ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes franceze e mori Arafatin në bord së bashku me gruan e tij dhe grupin shoqërues. Për herë të parë pas tre vjetësh Arafati la rezidencën e tij në Ramallah. Qeveria izraelite shfuqizoi urdhërin për ndalimin e daljes së Arafatit nga Ramallahu

Presidenti Jaser Arafat para nisjes për në Paris

Presidenti Jaser Arafat para nisjes për në Paris

Për arsye sigurie avioni ushtarak i cili kishte në bord presidentin palastinez në gjendje të rëndë shëndetësore, zbriti në bazën ushtarake të Villakubleit në Paris. Gazetarë të shumtë ishin mbledhur për të pritur Arafatin, i cili u dërgua me helikopter në siptalin ushtarak të Perci, në qytetin Klamar. Në katër limuzinat e zeza të shoqëruara nga eskorta e policisë ndodheshin të afërmit dhe miqtë e Arafatit nga Ramallahu, ku përveç gazetarëve priste edhe një grup simpatizanstësh. Një grua u shpreh për mediat, se ajo pret për të treguar se mendon për presidentin e sëmure dhe se ajo shpreson se Arafati dhe palestinezët të vazhdojnë luftën e tyre për popullin palestinez.
Spitali ushtarak Perci është më i përshtatshmi për trajtimin mjekësor të Arafatit, për shkak se ky spital me teknologji mjaft moderne mjekësore është i specializuar për leuceminë. Mjekët në Ramallah në analizat e gjakut kishin konstatuar rezultate të ndryshme nga vlerat normale. Gjendja shëndetësore e presidentit 75 vjeçar u keqësua nga mesi i kësaj jave, kur ai humbi vetëdijen, lajm ky që u dementua nga pala palestineze. Prej disa ditësh po spekullohet mbi sëmundjen e vërtetë të Arafatit.
Nuk është rastësi që Presidenti palestinez po kurohet në Paris. Prej disa dhjetëvjeçarësh politika franceze mban kontakte të ngushta me autoritetet palestineze dhe me Arafatin në veçanti. Disa herë ai
është pritur nga presidenti francez Zhak Shirak, i cili dërgoi të enjten një letër ku uronte shërimin e shpejtë të Arafatit. Pak pas kësaj, kryeministri Ahmed Kuraj ju lut qeverisë franceze për të krijuar mundësitë për kurimin e Arafatit në Paris. Për shkak të marrëdhënieve miqësore me palestinzët, qeveria franceze ju përgjigj lutjes palestineze, kështu bënë të ditur burimet nga Ministria e Jashtme franceze. Ministri i Jashtëm Mishel Barnjer kumtoi se Franca do të qëndrojë gjithmonë në anën e Arafatit. Ky pozicion u kritikua ashpër nga një anëtar tjetër i partisë bashkëqeverisëse UMP. Lionel Luka, anëtar në dhomën e parlamentit për marrëdhëniet me Izraelin shprehet se është për të ardhur keq, që vendi i tij pret me kaq mirëseardhje, një burrë, i cili sipas mendimit të politikanit francez Luka, është ndërlidhësi prapa atentateve në Izrael. Arafati, vazhdon Luka, është mishërim i terrorit që vret njerëzit e pafajshëm.

  • Data 30.10.2004
  • Autor Gertrad Shtercel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRo
  • Data 30.10.2004
  • Autor Gertrad Shtercel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRo
Reklamë