1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti palestinez Abaz kërkon zgjedhje të parakohshme në Rripin e Gazës dhe Jordanin Perëndimor

Clemens Verenkotte16 Dhjetor 2006

Për shkak të situatës tepër të nderë mes organizatve palestineze Fatah dhe Hasa, presidenti Mahmud Abaz ka kërkuar zgjedhje të reja të menjëhershme. Populli duhet të vendosë, në mënyrë që kriza politike të kapërcehet sa më parë, tha Abaz të shtunën gjatë një fjalimi në Ramallah në Jordanin Perëndimor. Hamasi radikal islamik nuk pranon zgjedhje të reja parlamentare dhe bëri thirrje që të organizohen protesta kundër kërkesave të Abazit.

https://p.dw.com/p/ArJq

Mahmud Abaz mësoi nga pasojat e luftës pafund për pushtet mes Hamasit qevertiar dhe lëvizjes së tij Fatah. Përpara qindra simpatizantëve dhe përfaqësuesve të lartë fetarë kristianë dhe myslimanë, Abaz formuloi në ndërtesën e parlamentit në Ramallha, fjalinë vendimtare:

"Kam vendosur të deklaroj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale."

Ai i ka dhënë urdhërat edhe komisionit zgjedhor, që të fillojë menjëherë me përgatitijet për zgjedhje të reja të parakohshme. Abaz i hodhi poshtë gjatë fjalimit të tij të gjitha akuzat e Hamasit, se ai kërkon të bëjë një puç kundër shtetit. Abaz tha:

"Në kushtetutë qëndron se populli është burimi i çdo autoriteti. Prandaj ju lutem që t´i riktheheni popullit. Lëreni popullin të vendosë. Populli është gjykatësi."

Abaz shpjegoi në mënyrë shumë të detajuar se vendimi i tij ka të bëjë me paaftësinë e Hamasit për të qeverisur rajonet palestineze. Hamasi ndjek qëllime të parealizueshme, të cilat sollën edhe rënien dramatike ekonomike në Rripin e Gazës dhe në Jordanin Perëndimor. Kjo rënie solli papaunësinë e lartë, humbjen e shpresave dhe shkatërrimin e shoqërisë. "Shtëpia jonë po digjet", tha Abaz. "Ne duhet ta pranojmë realitetin, në rast se nuk e bëjmë këtë gjë, nuk do të arrijmë në asnjë vend. Një qeveri plestineze duhet të gëzojë respektin e aktorëve perëndimorë të bashkësië ndërkombëtare, të BE-së, të Rusisë dhe të shteteve të tjera. "Ne duhet të kemi me të gjithë marrëdhënie të mira", tha Abaz dhe e shpjegoi këtë deklatarë me fjalinë: "Ne nuk jemi një vend i pavarur, por një vend i pushtuar."

Kështu e kritikoi presidenti palestinez qëndrimin e qeverisë së Hamasit, e cila që prej marrjes së pushtetit në mars të këtij viti, nuk i pranon tri kërkesat e kuartetit të Lindes së Afërt SHBA-s, OKB, BE, Rusi dhe Izrael: Pranimin e marrëveshjes mes PLO-së dhe Izraelit si edhe pranimin e shtetit Izrael dhe heqjen dorë nga dhuna. Mahmud Abaz:

"Të gjithë duhet ta dinë se nuk vendosa të kërkoj zgjedhje të reja pa arsye apo përse jemi mirë. Qëllimi im është që të jemi gjithmonë në gjendje që të krijojmë një qeveri të përbashkët kombëtare. Nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër. Ne po e bëjmë këtë hap, sepse të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë që u takojnë. Dhe qeveria duhet të krijohet me njerëz që i kanë këto aftësi. Të gjithë duhet jenë aq të përgjegjshëm sa të mund ta arrijnë qëllimin: përfundimin e bojkotit."

Menjëherë pas fjalimit ë Abazit, përfaqësues të lartë të Hamasit protestuan në mënyrë masive. Ministri i jashtëm Zahar i Hamasit tha:

"Ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e reja. Ne nuk do ta lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Në rast se Aabz është lodhur, le të japë dorëheqjen."

Ndërkohë kryeministri izraelit deklaroi që përpara fjalimit të Abazit, se do ta mbështesë politikisht presidentin palestinez.