Presidenti Moisiu fton partitë që të nënshkruajnë Kodin e Sjelljes për zgjedhjet e 18 shkurtit | Ballkani | DW | 19.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti Moisiu fton partitë që të nënshkruajnë Kodin e Sjelljes për zgjedhjet e 18 shkurtit

Në bazë të draft Kodit z. Moisiu ju kërkon të gjithë konkurentëve të zotohen publikisht se do të pranojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Alfred Moisiu dhe Edi Rama

Alfred Moisiu dhe Edi Rama

Presidenti Moisiu ka përgatitur një draft të Kodit të Sjelljes për zgjedhjet e 18 shkurtit, të cilin ja ka postuar të premten për prezantim dhe më pas për nënshkrim publik, të gjitha partive politike konkuruse në këto zgjedhje. Draft Kodi i Presidentit Alfred Moisiu përfshin një sërë cështjesh të debatuara ose të kontestuara në zgjedhjet e kaluara, në një farë mënyre për ti shmangur ato e për zhvillimin e një procesi demokratik, të lire dhe të ndershëm.

Në bazë të draft Kodit z. Moisiu iu kërkon të gjithë konkurentët të zotohen publikisht se do të pranojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shpallura si të ligjshme dhe të vërtetuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe do të respektojnë legjitimitetin e institucioneve të dala prej tij.

Kodi kërkon gjithashtu nga partitë, kandidatët dhe anëtarët se nuk do të botojnë apo të bëjnë akuza shpifëse apo irrituese rreth partive, kandidatëve apo personave të tjerë. Gjithashtu aktivitetet e qeverisë dhe partisë duhet të ndahen në mënyrë të qartë duke mos përdorur burimet zyrtare, strukturat administrative, mjediset publike, mjetet e transportit, zyrat, automjetet dhe personelin e administratës publike, që financohen përmes parave të taksapaguesve, për qëllim fushate politike ose për thellimin e interesave të tyre zgjedhore.

Nga të dy kampet kundërshtare në këtë garë elektorale ideja e presidentit për të nënshkruar paraprakisht një Kod të Sjelljes u përshëndet. Kryetari i Demokristianëve, Nard Ndoka, në koalicionin qeveritar tha se solidarizimi me kodin do të ndihmojë në një proces votimi me standarte.

Ndërkohë që një zëdhënës i Partisë Socialiste, partia më e madhe e opozitës, pas marrjes në dorëzim të draftit të Kodit të Sjelljes 2007 nga zyra e Presidencës, tha se kjo parti, por dhe aletatët e saj do të nënshkruajnë sa më parë, si një shenjë se do ta respektonin propozimin e zotit Alfred Moisiu.

  • Data 19.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZW
  • Data 19.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZW
Reklamë