Presidenti kinez Hu Jintao viziton Uashingtonin zyrtar | Bota | DW | 21.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti kinez Hu Jintao viziton Uashingtonin zyrtar

Presidenti amerikan Xhorxh Bush priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, homologun e tij kinez Hu Jintao. "SHBA-s dhe Kina ndahen nga një oqean gjigand, por janë të lidhura me njëra-tjetrën falë një ekonomie globale, e cila ofron shanse për të dy popujt" - tha Bush gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Hu Jintao tek George Bush në Uashington

Hu Jintao tek George Bush në Uashington

I gjitha kabineti qeveritar i presidentit amerikan Bush ishte mbledhur në parkun e Shtëpisë së Bardhë. Ceremonia festive me rastin e vizitës së parë zyrtare të presidentit kinez Hu Jintao në Uashington ishte perfekte. Qielli blu, dielli ndriçonte dhe presidenti kinez buzëqeshte. Presidenti Bush tha që gjatë fjalës së tij përshëndetëse:

"Unë do të bisedoj me presidentin Hu mbi rëndësinë që ka respektimi i të drejtave të njeriut. Kina mund të bëhet një vend edhe më i suksesshëm, në rast se kujdeset për lirinë e mendimit dhe fesë."

Bush i përmendi gjatë fjalimit të tij të gjitha pikat dhe temat më delikate. Piraterinë e produkteve. Difiçitin e tregtisë. Hapjen e tregjeve. Marrëdhëniet e Kinës me Tajvanin. Bush jo vetëm që i përmendi të gjitha këto tema, por shpjegoi më tej, se gëzohet që Kina ka pranuar të fokusohet më intensivisht tek to.

Bush e bëri të qartë se çfarë pret nga Kina. Një strategji të përbashkët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përsa i përket debateve bërthamore me Korenë e Veriut dhe Iranin, për "genocidin", siç e quajti Bush luftën në Darfur të Sudanit dhe luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Përpara se ta marrte fjalën presidenti kinez, dy politikanët shtrënguan duart:

"Ne jemi të gatshëm të punojmë për zgjidhjen paqësore të konfliktit bërthamor me Korenë e Veriut. Gjithashtu do të përpiqemi ta zgjidhim debatin me Iranin në mënyrë diplomatike, për të mbrojtur kështu paqen dhe stabilitetin në botë" - tha presidenti kinez.

Presidenti kinez Hu Jintao nuk ishte as dy minuta që fliste, kur papritur një grua aziatike, e cila ndodhej në grupin e gazetarëve përpallë tribunës së Shtëpisë së Bardhë, filloi të bërtasë me zë të fuqishëm.

Presidenti amerikan dhe ai kinez shkëmbyen vështrime të irrituara me njëri-tjetrin. Bush i përpshëriti mikut të tij kinez se gjithçka ishte në rregull, ndërkohë që thirrjet e kësaj gruaje nuk pushonin. "President Bush" - thërriste ajo, "ndalojeni këtë burrë. Ai është i tmerrshëm". Pak kohë më ajo u largua pothuajse me dhunë nga forcat e sigurisë.

Por kjo grua nuk ishte demonstruesja e vemte. Jashtë, përpara Shtëpisë së Bardhë, ishin mbledhur qindra njerëz që protestonin kundër mosrespektimit të qeverisë kineze ndaj të drejtave të njeriut. Pas ceremonisë festive, Bush dhe Hu Jintao u takuan në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, pas dyersh të mbyllura.

  • Data 21.04.2006
  • Autor Georg Schvart
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLn
  • Data 21.04.2006
  • Autor Georg Schvart
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLn
Reklamë