Presidenti i Ukrainës i gatshëm të negociojë - por jo në Bjellorusi | Bota | DW | 27.02.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Presidenti i Ukrainës i gatshëm të negociojë - por jo në Bjellorusi

Moska dërgoi një delegacion negociues në Bjellorusi. Presidenti ukrainas tha se është i hapur për bisedime, por vetëm në një territor neutral.

Ukraina i refuzoi negociatat e ofruara nga Rusia në Bjellorusi. Bjellorusia është vetë e përfshirë në pushtimin rus, sepse Rusia  e sulmoi Ukrainën edhe nga ky vend, tha Presidenti Volodimir Zelenski. Megjithatë Ukraina është ende e hapur për negociata diku tjetër. Zelenski i kishte refuzuar edhe më parë negociata në Bjellorusi.

Në të njëjtën kohë Zelenski u bëri thirrje për solidaritet qytetarëve të Bjellorusisë fqinje. “Trupat e Federatës Ruse po gjuajnë raketa në Ukrainë nga territori juaj”, tha ai në një video-mesazh. Ai i bëri thirrje popullit të Bjellorusisë që të pozicionohet qartë – nisur edhe nga një referendum kushtetues që zhvillohet në Bjellorusi. "Ne jemi fqinjët tuaj. Ne jemi ukrainas. Jini Bjellorusi - dhe jo Rusi!" – tha Zelenski.