Presidenti i Izraelit Moshe Katcav mbajti një fjalim në Bundestag | Gjermania | DW | 31.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Presidenti i Izraelit Moshe Katcav mbajti një fjalim në Bundestag

Në kuadër të 40 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike gjermano-izraelite, presidenti i Izraelit Moshe Katcav zhvillon një vizitë tri ditore në Gjermani i ftuar nga homologu i tij Horst Këler.

Moshe Katcav duke folur në Bundestag

Moshe Katcav duke folur në Bundestag

Presidenti i Bundestagut, Volfgang Tierze që hapi seancën deklaroi: "Vizita juaj zoti president është në shenjë të një ngjarjeje historike. Kjo vizitë zhvillohet pikërisht në kuadër të 40 vejtorit të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermansië dhe Izraelit." Tierze më pas bëri thirrje në fjalën e tij për të përçmuar antisemitizmin dhe intolerancën. Ai propozoi krijimin e një shoqate gjermano-izraelite të rinjsh.

Eshtë hera e dytë qysh pas Ezer Veicmanit në vitin 1969 që një president hebre flet përpara deputetëve gjermanë. Katcav bëri thirrje që të nxirren mësime të përbahskëta nga holokausti: "Për shoanë nuk mund të ketë as falje. Janë të shumtë të afërmit e popullit hebre që ende vazhdojnë të mbajnë tatuazhet e nazistëve në krah. Plagët shpritërore ndjehen ende edhe tek brezi i dytë e i tretë. Familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e shoasë janë të dëshpëruar dhe vajtojën edhe sot e kësaj dite. Populli hebre ndjen dhimbje dhe vuajtje."

Katsav shprehu zhgënjim në shpresën, se pas tmerreve të nazizmit nuk do të ketë më antisemitizëm: "Ne sot jemi dëshmitarë të një vale të rigjallërimit të antisemitizmit. Këtë po e ndjejmë si asnjëherë tjetër qysh pas Luftës së Dytë Botëroe. U bëjmë thirrje qeverive në Evropë, ndër to edhe qeverisë federale të Gjermanisë që ta vlerësojnë këtë shqetësim tonin dhe të marrin masa më të ashpra dhe të vendosura kundër valës së antisemitzimit." Katsav e cilësoi Gjermaninë megjithatë një "mike të vërtetë të Izraelit" duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj vendit të tij: "Le ta shndërrojmë këtë traumë të së kaluarës në një shpresë për të ardhmen, marrëdhëniet tona në një urë për miqësinë midis popujve, një spirancë kundër totalitarizmit dhe për vlerat njerëzore, si një mesazh për humanizmin kundër racizmit dhe antisemtizimit", theksoi presidenti i Izraelit në Bundestag. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje entuiziaste nga deputetët.

Presidenti i Izraelit qëndron në Gjermani me ftesë të preisdentit Horst Këler. "Gjermaninë dhe Izraelin i bashkon besimi në vlerat e përbashkëta dhe përkujtimi ndaj tmerrit të shoasë, holokaustit", kështu u shpreh presidenti Katsav pas takimit me homologun e tij gjerman në Berlin Këler. Ky i fundit marërdhëniet midis dy vendeve i karakterizoi: "Ne kemi qenë dhe jemi të një mendimi, se në këtë kohë të vështirë kemi përballuar periudha që kanë konsoliduar besimin tonë reciprok, që ne mund të mbështetemi tek njëri-tjetri dhe që kemi pranuar dhe jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë ndaj shoasë. Sot e tutje duhet të mendojmë intensivisht për të zhvilluar ide, se si mund ta formësojmë partneritetin tonë edhe gjatë 40 viteve të ardhëshme", theksoi Këler.

Njëra prej këtyre ideve për të cilën është rënë dakord me Katcav, sic deklaroi Këler është krijimi i një fondi të përbashkët izraelito-gjerman për të ardhmen: "Gjermania dhe Izraeli do të krijojnë së bashku një fond të ardhurash që do të përdoren për forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin në midis të rinjve, si dhe në fushën e shkencës e të kulturës".

Presidenti i Izraelit duke vlerësuar stadin e marrëdhënieve bilaterale shprehu njëkohësisth edhe një farë shqetësimi: "Demokracia gjermane është e konsoliduar dhe e pjekur dhe politikanët gjermanë janë të vendosur që të luftojnë antisemitizmin, kjo vlen për t´u theksuar. Por për fat të keq ne shohim edhe shenja që japin shkas për t´u shqetësuar. Megjithatë jam i bindur se demokracia gjermane posedon mjetet e duhura për t´u bërë ballë këtyre shenjave që ngjallin shqetësim", theksoi Katcav. Ky i fundi herë pas here është shprehur me tone kritike lidhur me forcimin e partisë ekstremiste të djathtë, partia nacional-demokrate gjermane si dhe demonstratave të neonazistëve dhe shtimit të ratseve të antisemitizmit. Por presidenti gjerman Këler, siguroi, se shoqëria është plotësisht e vetëdijshme në luftën kundër antisemitizmit. Krahas bisedimeve politike Katcav do të vizitojë edhe memorialin e Holokaustit të përuruar së fundi në Berlin.

  • Data 31.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3a
  • Data 31.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3a