Presidenti i Gjermanisë Horst Këler viziton Deutsche Wellen | Gjermania | DW | 08.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Presidenti i Gjermanisë Horst Këler viziton Deutsche Wellen

Duke nënvizuar rolin e radios së jashtme Gjermane, Këler foli për integrimin më të mirë të myslimanëve në Gjermani. Ai përshëndeti nismën e Radios Deutsche Welle për zgjerimin e programeve në arabisht

Presidenti Horst Këler duke dhënë intervistën në studion e DW-së

Presidenti Horst Këler duke dhënë intervistën në studion e DW-së

Deutsche Welle: Zoti President, përpara 50 vjetësh presidenti Teodor Heus, është shprehur, se detyra e Deutsche Welle-s është çmpirja. Pak vite pas Luftës së Dytë Botërore radioja e jashtme gjermane duhej të përcillte imazhin e një Gjermanie demokratike. Si do ta përshkruanit ju sot detyrën e Deutsche Welle-s?

Horst Këler: Sot detyra nuk është më çmpirja. Ndoshta pjesërisht, por më e rëndësishmja është të pasqyrohet aftësia për rendiment e vendit, të qenit të hapur ndaj botës si dhe larmia kulturore. Pra në përgjithësi të jepet një pasqyrë e Gjermanisë ashtu siç është ajo dhe siç vlerësohet ajo. Gjermania ka një imazh të mirë si partner korrekt, si një vend me rendiment dhe besoj, se ne kemi mjaft për të përcjellë, gjë që sipas mendimit tim, Deutsche Welle mund të bëjë më shumë. Por jam shumë mirënjohës, që ju e bëni këtë, aq mirë, sepse edhe puna juaj kontribuon për këtë imazh të mirë.

Deutsche Welle: Bota e medieve është në bum, interneti po fiton rëndësi, digjitalizimi mundëson hapjen e qindra rrugëve të reja të shpërndarjes për radion dhe televizionin. Ato medie që duan t´u përgjigjen ritmeve të kohë duhet të investojnë në këtë drejtim. Ç´peshë ka radio Deutsche Welle për Republikën Federale të Gjermanisë?

Horst Këler: Unë besoj, se është një kontribut mjaft i rëndësishëm që të prezantohet vendi ynë dhe që të komunikohen më shumë informacione nga jashtë mbi vendin tonë. Pra nëse ne pretendojmë të kemi vendin tonë në botën ashtu siç është ajo, dhe unë mendoj, se ne kemi premisa të mira për ta pretenduar këtë, atëherë mund të fitojmë më shumë, nëse i komunikojmë më mirë forcat tona. Deutsche Welle mund të luajë për këtë një rol të rëndësishëm.

Deutsche Welle: Zoti president shumë vite të jetës suaj, ju i keni kaluar jashtë vendit dhe e njihni Gjermaninë nga perspektiva e jashtme. Si perceptohet Gjermania sipas mendimit tuaj? Dhe a ka ndryshuar ky imazh gjatë viteve të shkuara?

Horst Këler: Unë kam përshtypjen, se ai do të përmirësohet edhe më shumë. Ne natyrisht kemi pasur një fazë menjëherë pas luftës, e cila karakterizohej edhe prej krimeve të kohës së nazizmit, pra ka qenë periudha e diskutimit mbi fajin. Sot njerëzit jashtë na perceptojnë ne, që ne kemi pasur një histori të mirë pas Luftës së Dytë Botërore, që ne luajmë një rol konstruktiv dhe korrekt në bashkëpunimin për ndihmën e zhvillimit, në organizatat ndërkombëtare, siç OKB-ja. Besoj e gjitha kjo dokumenton, se ne nga njëra anë mund të jemi krenar për vendin tonë dhe këtë duhet ta komunikojmë. Nga ana tjetër ne edhe duhet ta dimë se ndaj nesh vijnë përgjegjësi të tjera dhe se ne nuk mund të fshihemi ndaj detyrave që duhet të kryejë bashkësia ndërkombëtare në botën që po rritet së bashku. Unë kujtoj, se shpesh herë jashtë vendit më kanë thënë, se do të qe mirë sikur t´i kishim edhe ne problemet që keni ju në Gjermani. Pra njerëzit në botë mendojmë se ne jemi shumë mirë.

Deutsche Welle: Përpara pak ditësh ju thatë: "Një gazetari me bazë etike mund të kontribuojë shumë, që kulturat dhe fetë e botës të takohen me respekt reciprok." Çfarë roli shihni ju për mediet, edhe për Deutsche Welle-n në të ahstuquajturin dialog i kulturave?

Horst Këler: Më e rëndësishmja është informacioni. Informacionet duhet të jenë korrekte dhe të hapura, sepse njerëzit janë të zgjuar dhe kritikë, ndaj nuk mund të luash me informacionin për ta. Nëse ne e paraqesim vendin tonë ashtu siç është ai me të mirat dhe dobësitë që ka, besoj, se shumë shpejt jashtë do të kuptohet që ne jemi një partner i bësueshëm."

Deutsche Welle: Deutsche Welle do ta zgjerojë programin e saj në vendet islamike si në radio, televizion ashtu edhe në internet. Mendoni se është e drejtë kjo?

Horst Këler: Po. Ne në këtë rajon të lindjes së Mesme dhe të botës arabe kemi probleme të mëdha. Une s´kam asnjë dyshim, se është e mundur dhe duhet të jetë e mundur, që të vendoset paqja në Lindjen e Mesme. Kushti më i rëndësishëm bazë për këtë është, që ne të dimë më shumë për njëri-tjetrin. Ne dimë shumë pak për botën arabe dhe bota arabe di shumë pak për ne. Besoj, se integrimi i mirë i bashkëqytetarëve myslimanë tek ne është pjesë e një koncepti, që bazohet tek besueshmëria. Nëse ne integrojmë bashkëqytetarët myslimanë, i pranojmë ata me krahë hapur në vendin tonë, kjo i tregon botës arabe, se ne s´kemi gjë kundër myslimanëve. Mbi këtë bazë ne mund të diskutojmë, atë që është e rëndësishme për politikën e jashtme dhe për luftën kundër terrorizmit. Unë besoj, që Deutsche Welle mbulon me nismën e saj një boshllëk në drejtim të botës arabe. Unë dëshiroj që kjo duhet më mirë të bëhet shpejt dhe masivisht se sa ngadalë dhe në mënyrë të çalë.

  • Data 08.12.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyN
  • Data 08.12.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyN