Presidenti i ardhshëm i Ukrainës përpara detyrash të mëdha | Evropa | DW | 27.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Presidenti i ardhshëm i Ukrainës përpara detyrash të mëdha

Ukraina zgjodhi një president të ri. pas numërimit të 94,57 % të votave, shumicën e tyre, pra 52,91 % e ka fituar politikani opozitar me orientim pro-perendimor Viktor Jushçenko. Kundërshtari i tij, Viktor Janukoviç fitoi rreth 43,31% të votave. Pjesëmarrja në votime ishte 77,22 %.

Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Jushçenko

Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Jushçenko

Presidenti i ardhshëm i Ukrainës quhet Viktor Jushçenko. Në këtë mënyrë u realizua ndryshimi në skenën politike të Ukrainës, sikurse e kërkonin atë vetë ukrainasit dhe duke përmbushur edhe shpresat e Perëndimit. Presidenti u zgjodh përmes zgjedhjeve të lira. Por tani fillon puna e vërtetë. Ndërtimi i demokracisë dhe shtetit ligjor do të kërkojnë shumë më tepër përpjekje, punë dhe mundime, se sa përsëritja e zgjedhjeve.

Lufta e zhvilluar javët e fundit nuk ishte më luftë për persona dhe programe, por ishte një luftë mes një shteti tepër të fuqishëm, i cili vuri në veprim të gjitha levat që në këtë post të zgjidhej kandidati i tij i preferuar, dhe presionit të opinionit publik me orientim demokratik, të studentëve të guximshëm, tö gazetarëve dhe tö biznesmenëve kritkë. Këta fituan. Në Ukrainë fitoi demokracia. Tani duhet që ajo të vendoset në të gjitha nivelet e shtetit dhe të ekonomisë. Kjo është një detyrë gjigande.

Zgjedhësit ia dhanë votat Viktor Jushçenkos. Nga ai pritet që të rrisë standardin e jetës së ukrainasve, madje edhe të banorëve të fshatrave, dhe të ngrejë dhe të paguajë rregullisht pensionet dhe bursat e studentëve. Gjithsesi kompleksi i interesave në fushën politike dhe ekonomike është tepër i komplikuar. Viktor Jushçenkos do t'i duhet të manovrojë, sepse klanet konkurrente në fushën e ekonomisë, kanë qëllime të ndryshme nga njëri-tjeri dhe ata i kanë ndarë zonat e influencës në politikë, ekonomi dhe në masmedia. Kuptohet që askush prej tyre nuk do të heqë dorë prej përfitimeve.

Në Ukrainë duhet të luftohet korrupsioni dhe nepotizimi, që kanë një shtrirje epidemike si në politikën, edhe në ekonominë dhe shoqërinë e vendit. Përballimi i kësaj detyre i kushtoi Viktor Jushçenkos në vitin 2001 postin e atëhershën si kryeministër i vendit. Po ashtu në vend duhet të ndiqet një politikë ekonomike me efikasitet, përfitmet e së cilës nuk duhet të shkojnë vetëm në xhepat e disa njerëzve, por përmes taksave dhe tatimeve të përdoren në intersin e të gjithëve për ndërtimin e infrastrukturës. Po ashtu në vend duhet bërë modernizimi i industrisë dhe i ekonomisë, në mënyrë që prodhimet ukrainase të gjejnë treg. Për të mos harruar edhe një politikë të drejtuar në shumë anë, gjë që është ekzistenciale për Ukrainën me kufijtë e saj të shumtë.

Viktor Jushçenko mund ta parashikojë se me çfarë do të përballet, sepse ai është përplasur deri tani me grupe dhe grupëzime të ndryshme që ndiqnin politika të ndryshme. Për këtë shumë vetë e akuzojnë se nuk ka forcë udhëheqjeje politike. Nga ana tjetër në spektrin e përçarë politik të Ukrainës, ka shanc të mbijetojë vetëm ai që përpiqet të gjejë konses dhe që mund t'i bindë të gjitha partitë të ulen në tryezën e bisedimeve.

Deri tani Evropa përveç fjalëve të ngrohta nuk po i ofron vetëm pak Ukrainës. Do të duhej që në këtë moment fqinjët perëndimore t'i drejtoheshin Ukrainës, sepse ndryshimet politike në vend nuk kanë nevojë vetëm për kohë, por edhe për mbështetje aktive nga jashtë. Një Ukrainë, paqësore, demokratike dhe solide nga pikëpamja politike do të thotë më tepër siguri për Evropën. Për këtë Brukseli dhe Berlini duhet ta shfrytëzojnë shancin që u krijohet prej përfundimit të këtyre zgjedhjeve.

  • Data 27.12.2004
  • Autor Ute Schäfer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFS
  • Data 27.12.2004
  • Autor Ute Schäfer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFS