1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

• Presidenti gjerman viziton Izraelin - Pajtim apo Afrim? • Skandali i basteve përfshin edhe më thellë futbollin gjerman • Gjenocid apo vetëm krime kundër njerëzimit - Dilema e OKB-së në Darfur

1 Shkurt 2005

Shtypi gjerman trajton keto tema: viziten e Presidentit gjerman ne Izrael, dilemen e OKB-së në Darfur nese kemi te bejme me gjenocid apo vetëm krime kundër njerëzimit, si dhe skandalin e korrupsionit qe ka përfshirë edhe elitën e kampionatit gjerman të futbollit.

https://p.dw.com/p/Arwu
Presidenti gjerman vendos nje kurore ne Izrael
Presidenti gjerman vendos nje kurore ne IzraelFotografi: dpa

Në lidhje me vizitën e presidentit gjerman Horst Këhler në Izrael në gazetën "Süddeutsche Zeitung" lexojmë:

Në Izrael dhe në shumicën e diasporës hebreje në SHBA, kërkesa gjermane për pajtim shihet ende sot si diçka e çuditshme, e madje e paturpshme. Atyre u pëlqen të flasin më tepër për afrim, se sa për pajtim, sepse kërkesa vjen pikërisht prej një vendi që prodhoi kriminelët, dhe i drejtohet një shteti ku jetojnë pasardhësit e viktimave apo ata që mundën të mbijetonin. Një gjermani 25-vjeçar kjo mund t'i duket si diçka normale, sepse sipas mendimit të shumicës ai vetë apo prindërit e tij, s'kanë asgjë të përbashkët me Hitlerin apo Himlerin përveç gjuhës. Por një 25-vjecari nga Izraeli, pavarësisht nëse prindërit e tij kanë ardhur nga Maroku apo Spanja, e kupton këmbënguljen për pajtim, si një dëshirë për t'i hequr vijën historisë."

Ndërsa gazeta Hessische Niedersächsische Zeitung shkruan:

"Ata që nuk mund ta durojnë që në parlamentin izraelit të flasë dikush gjermanisht, kur dëgjojnë këtë gjuhë nuk shohin në të gjuhën e poetëve dhe të filozofëve, por të sharjeve dhe urdhërave që u janë ngulitur në mendje prej kampeve të përqëndrimit. Përpara syve të tyre dalin fytyrat e të shfarosurve, që ndoshta nuk patën as kohë për të thënë një fjalë të fundit. Endërrave të tyre ndjehet ende jehona e parrullave "Achtung!" apo "Schnell, schnell!". Për ta gjermanishtja është gjuha e kriminalëve. Reagimi më i përshtatshëm është ai i presidentit Këhler, respekti për ta.

Kalojmë në temën tjetër, skandaklin në radhët e arbitrave dhe futbollistëve të skuadrave gjermane. Nga gazeta "Stuttgarter Zeitung" lexojmë:

"Rasti Hoyzer u shndërua në një dyshim të përgjithshëm ndaj Federatës gjermane të Futbollit (DFB), e cila me më tepër se gjashtë milionë anëtarë dhe 150 punonjës vetëm në qendrën e saj në Frankfurt, është federata më e madhe e botës. DFB gjendet në krizën më të madhe të identitetit në historinë e saj 150 vjeçare. Problemi po acarohet edhe më tej, sepse skandali nuk ka përfshirë, si dukej në fillim, vetëm skuadrat e kategorisë së dytë, por edhe elitën e kampionatit gjerman të futbollit, e cila është zhytur gjithashtu në këtë moçal."

Po për të njëjtën temë gazeta "Schwäbische Zeitung" shkruan:

"Njerëzit duhet t'i marrësh ashtu si janë, sepse nuk ka të tjerë, thoshte dikur Konrad Adenaueri. Edhe arbitrat njerëz janë. Kjo do të thotë se në të ardhmen na duhet një mekanizim më i fortë kontrolli si të personave që marrin pjesë në ndeshjet e futbollit edhe të mekanizmave për vënien e basteve."

Gazeta "Berliner Kurier" e përqëndron vëmendjen tek zhvillimet në Darfur.

"Për ditë në Darfur bandat e kalorësve arabë vrasin dhe presin njerëz, përdhunojnë, djegin e shkatërrojnë. Nëpër kampe refugjatësh vegjeton prej vitesh një popullsi e tërë. ka një vit që politikanët po tërheqin vëmendjen për katastrofën në këtë vend. Në raportin e OKB-së thuhet se kemi të bëjmë me krime kundër njerëzimit. Fjala gjenocid nuk përmendnet në raport. Po pikërisht kjo fjalë vendos për jetën a për vdekjen. Në rast se kemi të bëjmë me gjenocid, atëhere OKB-së i duhet të ndërhyjë. Para dhjetë vjetësh OKB-ja nguroi për këtë gjë në Ruandë. Pasoja, një milionë të vdekur. Mos vallë kjo është harruar?

Së fundi citojmë edhe nga gazeta "Münchener Merkur" trajton idenë e hedhur prej presidentit të firmës Microsoft Bill Gates për krijimin e një nisme kundër kriminalitetit në internet.

Kur Bill Gates do të bëjë një gjë të mirë, atëhere dhuron 750 milionë dollarë për vaksina në botën e tretë, sikurse bëri javën e kaluar. Por kur miliarderi dhe presidenti i firmës Microsoft Gates vihet në krye të një nisme për më tepër siguri në internet, këtë e bën thjesht për interesat e veta komerciale. Dikush madje mendon se një gjë e tillë është qesharake, sepse janë pikërisht prodhimet e Microsoftit që bëhen më shpesh pre e viruseve në internet. Për Microsoftin është e qartë që duhet të ndërmarrë diçka në këtë drejtim, sepse vetëm në rast se klientët do të kenë besim që të përdorin pa frikë prej viruseve internetin, vetëm atëhere mund të fitohen edhe më tepër para.