Presidenti gjerman Köhler mban para sipërmarrësve fjalimin për reformat në Gjermani | Gjermania | DW | 15.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Presidenti gjerman Köhler mban para sipërmarrësve fjalimin për reformat në Gjermani

default

Në Berlin presidenti Horst Këhler ka mbajtur fjalimin e pritur me padurim për politikën e reformave. Këhler përshendeti faktin që qeveria dhe opozita këtë javë duan të bashkëpunojnë, për masat e duhura kunder papunësinë. Këhler tha se duhet patur kujdes nga aksionizmi. Qeveria dhe opozita kanë një përgjegjësi patriotike. "Rregulli i lirisë", kështu e titulloi presidenti Horst Këhler fjalimin e tij para forumit ekonomik dhe social të punëdhënësve. Para 550 përfaqësuesve kryesorë nga politika, ekonomia dhe shoqatat ai gjeti fjalë të qarta:
"Gjermania nuk i ka qëndruar besnike vetes. Ne e kemi lënë prej kohe pas dore recetën e suksesit, që i ka sjellë Gjermanisë pas luftës siguri dhe mirëqënie, stabilitet dhe prestigj. Kishte kohë, kur askush nuk fliste ende për globalizimin, por VW ecte nëpër botë, ecte dhe ecte. Në atë kohë në Gjermaninë Federale kishte një rregull, që inkurajonte rezultatin dhe sillte përparime shoqerore."
Ky rregull është në rënie, sepse është shkaterruar pa u vënë re nga ndërhyrjet e shpeshta. Që prej dhjetëvjeçaresh nga qeveria federale dhe qeveritë e landeve, por edhe në Bruksel u zhvilluan rregulla dhe ligje të reja për sipërmarrjet.
"Shoqatat ekonomike dhe sociale kanë bërë të tyren, partneret në diskutimet për kontratat e punës nënshkruan kontrata në dëm të të tretëve, dhe qytetarët dëgjonin me qejf premtime për bamirësi dhe dhurata të reja."
Në të ardhmen duhen bërë reforma të thella tha Këhler dhe duhen gjetur rrugët për një rinovim të ri të gjere të ekonomisë dhe shoqërisë. Rendi i lirisë do të thotë, që shteti i vë rregullat e lojës, por lojën duhet ta bëjnë qytetarët.
"Rregullat janë: Prona private dhe liria e kontratës, konkurrenca dhe tregjet e lira, një financë e qëndrueshme, sigurimi për secilin nga rreziqet për jetën dhe përgjegjësia e secilit për atë që bën dhe që lë. Shteti modern social mbron nga pasiguria, por ai nuk e bën fushë me lule se i garanton individit standartin e jeteses të arritur një herë."

Presidenti gjerman kërkon një "zgjidhje politike" për punësimin. Të gjitha projektligjet duhet të shqyrtohen nga keshillat parlamentarë, në se nxisin punësimin, apo e ulin atë. Këhler nga ana e tij kerkon uljen e taksave të sipermarrjeve, lidhjen e shpenzimeve për sigurimin social me marrëdhëniet e punës dhe uljen e subvencioneve.
"Ulja e shpenzimeve të punës, tregu fleksibel i punes, një sistem i arsyeshem taksash dhe shumë më pak burokraci. E gjitha do të ndihmojë që të përmirësojmë dukshëm aftesinë tonë për konkurim dhe të hapim vende pune në Gjermani."
Sistemin gjerman të arsimit presidenti e vlereson në mënyrë kritike. Shkollat dhe universitetet janë në nivel mesatar.
"Nuk e kuptoj grindjen e vazhdueshme për kompetenca ndermjet federatës dhe landeve në çështjen e arsimit, shkencës dhe studimeve shkencore. Dhe askush nuk mund të më shpjegojë se nga kjo grindje dështon sistemi i federalizimit. Në arsim dhe shkencë vendi ynë ka nevojë të veprojë shpejt."
Në Gjermani tha Këhler kanë frikë nga investimet, sepse nxjerrja e fitimeve shihet me dyshim. Ky është gabim. Ai që arrin fitime si sipermarres i rregullt ka bindur të tjeret dhe u ka ndihmuar. Dhe vetem ai që nxjerr fitime mund të sigurojë vazhdimin e ekzistencës së sipërmarrjes me investime, të vazhdojë të punësojë dhe të shtojë vendet e punës.
"Disa sipërmarrje bëjnë fitime të mira, por nuk investojnë sepse kanë pak besim te ekonomia gjermane. Nuk duhet t´í nënvlerësoni forcat e ketij vendi. Dhe përsa u perket dobesive kunder tyre po punojmë."
Rregulli i lirisë duhet rikrijuar tha Këhler dhe njerezit janë të gatshem të kontribuojnë.

  • Data 15.03.2005
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4M
  • Data 15.03.2005
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4M